Bizneset e grave që udhëhiqen nga burrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Gruaja është në shtëpi. Ajo është pronare e biznesit, por unë i shes drutë”.

Këtë përgjigje mori Radio Evropa e Lirë nga një burrë pasi telefonoi në numrin e një biznesi, që në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) është i regjistruar me pronare grua.

“Unë i shes drutë në njërën nga rrugët lokale të komunës së Prizrenit”, tha ai.

REL-i telefonoi në dhjetë numra biznesesh që në ARBK figuron se udhëhiqen nga gratë. Prej tyre, gjashtë veta konfirmuan se bizneset e tyre udhëhiqen nga familjarët meshkuj, dy nga vetë gratë, ndërsa dy e ndërprenë lidhjen pasi dëgjuan kërkesën e REL-it për të biseduar me pronaren e biznesit.

Bizneset që veçoi REL-i në listën e ARBK-së, merren kryesisht me blegtori, bujqësi dhe tregti.

“Po, merremi me blegtori. Unë jam pronare e biznesit, por ai menaxhohet nga burri dhe vjehrri”, tha njëra prej bashkëbisedueseve, duke shtuar se ka katër fëmijë dhe se nuk ka kohë t’u ndihmojë anëtarëve të tjerë të familjes.

Bisedat tregojnë se edhe bizneset e regjistruara me pronare gra – që janë dukshëm më pak se ato me pronarë burra – udhëhiqen në praktikë nga burrat. Sipas një raporti të Institutit për Studime të Avancuara GAP në Kosovë, të publikuar në gusht, nga viti 2000 deri në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 227.759 biznese 96.995 nga të cilat mbeten aktive.

Prej tyre, 76.325 ose 78.7 për qind janë në pronësi të burrave, ndërsa 1.415 ose 18 për qind janë në pronësi të grave.

Ato që udhëhiqen nga gratë, sipas GAP-it, janë kryesisht biznese mikro me nëntë ose më pak punonjës, ndërsa 1.5 për qind janë biznese të vogla me 10 deri në 49 punëtorë. Të dhënat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë për periudhën 2019-2023, që siguroi REL-i, tregojnë se numri i bizneseve të regjistruara me pronare gra, ka trend të rritjes.

Lexo edhe :  10 vendet me normat më të larta të punësimit në botë

Gratë në biznes

Nga viti 2019 deri në shtator të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 49.974 biznese të reja. Prej tyre, 12.801 janë biznese me pronare gra  /O.S

Të fundit

Botohet një herë në katër vite çdo datë 29 shkurt, ja cila është gazeta e veçantë

Ekziston një gazetë në botë që botohet 1 herë në 4 vite dhe ajo gjendet në Francë. Gazeta satirike...

Nuk ndalet debati mes dy aktoreve në BBV, Julja përplaset me Eglën: Do dalësh…

Dy aktoret, Julja Ilirjani dhe Egla Ceno, vijojnë të mos kenë një marrëdhënie të afërt në “Big Brother VIP”, madje në të shumtën e...

Samiti/ Ekspertja e ekonomisë: BE përpjekje për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në BE

Në një intervistë televizive, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj u shpreh se ka përpjekje të shtuar për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në union. Ajo shti...

A do të vizitoni Kosovën? Ja përgjigja epike e kryeministrit shqiptar të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se nuk ka marrë ftesë ende për ta vizituar Kosovën. I pyetur nga gazetarët pse nuk e...

Çfarë po ndodh? Shkencëtarët ngrenë alarmin, shkurti i këtij viti më i nxehti në histori

Muaji shkurt i këtij viti mund të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në histori, me lulet që kanë lulëzuar më herët në...

Lajme të tjera

Web TV