Ky 5 nëntor ishte një ditë e veçantë për moderatorët Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të cilët festuan 5-vjetorin e lidhjes.
Por, festa e tyre nuk kishte lule e qirinj, por kamera e prozhektorë. Bora dhe Donaldi kishin zgjedhur që edhe dje të ishin në sheshxhirimet e filmit të tyre “5 herë jo”.
“Unë me këtë vajzën, sot mbushim pesë vite bashkë dhe i thashë që do të të çoj në një vend të bukur se e meriton. Dhe ja ku jemi. Festojmë”, shprehet moderatori i “Më lër të flas”.
Ndërsa Bora, me humor, shton: “U kënaqa shumë. Nuk imagjinoja dot diçka më të bukur se kaq. Ti gjithmonë më habit”.
Filmi, ku protagonistë do të jenë vetë Bora dhe Donaldi, ka në qendër historinë e tyre të dashurisë./E.Ç