Bota në luftë/ Shqipëria “hap” thesin për blerje armatimesh, 48.3 mld lekë në 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria planifikon të rrisë financimet në fushën e mbrojtjes në buxhetin e vitit 2024. Nga 40.2 miliardë lekë që përmbante buxheti për vitin 2023, për vitin e ardhshëm shpenzimet për mbrojtjen janë rritur me 8.1 miliardë lekë, duke shkuar në nivelin e 48.3 miliardë lekë, ose 460 milionë euro.

Nga gjithë totali i buxhetit të vitit 2024, ministria e Mbrojtjes pritet të marrë për herë të parë 2% të tij, duke plotësuar në këtë mënyrë kriterin e NATO-s ku vendi ynë bën pjesë prej prillit 2009. Nga të gjithë sektorët brenda kësaj ministrie, rritje domethënëse e shpenzimeve është planifikuar tek forcat e luftimit, të cilat do të marrin 24.9 miliardë lekë, nga 18.2 miliardë të investuara në vitin 2023.

Rritje ka edhe tek mbështetja e luftimit me 8 miliardë lekë, nga 7.6 miliardë të akorduara në 2023-shin. Fatkeqësitë natyre dhe mbështetja për emergjencat civile është parë e udhës të ketë po ashtu rritje për vitin që vjen. Tek forca e luftimit, është planifikuar që të investohet në armatim të lehtë, municione, makineri dhe pajisje në vlerë 4.7 miliardë lekë, me parashikim rritje edhe për vitet 2025 dhe 2026, përkatësisht në vlerat 5.7 dhe 5.2 miliardë lekë.

Edhe për këtë vit ministria e Mbrojtjes planifikon të investojë për dronë pa pilotë UAV, teksa do të shpenzohen 2.2 miliardë lekë, siç është parashikuar edhe në investime për hangarin e tyre për qëndrim dhe testim, deri në 180 milionë lekë. Viti që po lëmë pas e bënë Shqipërinë vendin anëtar të NATO-s që ka shpenzuar më pak për sektorin e mbrojtjes, referuar të dhënave të vetë aleancës, 9100 lekë për frymë, teksa fqinjët e Malit të Zi e kanë 14700 lekë dhe Maqedonia e Veriut me 11100 lekë për frymë, duke mos pasur asnjë krahasim me vendet më të mëdha që janë pjesë e NATO-s, si Gjermania dhe Franca, përkatësisht, 66000 lekë dhe 72000 lekë. Pas fillimit të luftës në Ukrainë, aleanca e atlantikut të veriut ka njoftuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen nga të gjitha vendet anëtare./e.t

Të fundit

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

“Ke rënë brenda ore kafshë”, Silvi-Romeos: S’po bëj lojë, më pëlqen Erjola

Gjatë një bisede në BBV3 Romeo ngacmon Silvin për Erjolën. Ai dhe Julia e pyesin nëse vërtet ka pëlqim për të apo thjesht e...

Trump shënon sërish fitore, nuk ndal sulmet për kundërshtarin e mundshëm Joe Biden

Donald Trump fitoi një sërë garash presidenciale republikane të shtunën, duke iu afruar më shumë faktit i të qënit kandidati i partisë në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV