Avokati Spartak Ngjela ka komentuar tensionet në Kryesinë e Kuvendit ku deputët e opozitës disa prej tyre të përjashtuar nuk u lejuan të futeshin brenda.
Ngjela u shpreh se deputetët e opozitës nuk kanë të drejtë të hyjnë brenda në Kryesi pasi janë të përashtuar pasi kanë shkelur Kushtetutën në mënyrë primitive.
Sipas Ngjelës i vetmi vend ku Berisha mund të fitojë lirinë është gjykata.
“Nuk kanë të drejtë, kur je i përjashtuar je i përjashtuar pse do hynë brenda. Gjithë problemi qëndron se pse janë përjashtuar. Janë përjashtuar se nuk kanë lënë të zhvillohet seanca plenare.
Kanë shkelur Kushtetutën në një mënyrë primitive. Nuk shkelet me rrëmujë salla e Kuvendit. Nuk bëhen protestat në Parlament. Madje i kanë toleruar shumë, nuk prishet parlamenti. Gjitçka bëhet me zgjedhje. As Lenini ska bërë kështu. E ka ndërruar Saliu Kushtetutën. Po të ishin në një vend perëndimor do ta çonin në një psikiatër.
I vetmi vend ku fiton pafajesine Berisha është Gjykata”, tha ndër të tjera Ngjela gjatë një interviste televizive./e.t