Pas “Ciaran”, “Domingos” do godasë Europën jugperëndimore dhe Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas stuhisë “Ciaran”, një tjetër stuhi do të kaplojë Europën jugperëndimore e cila po vjen nga Atlantiku.

“Domingos” tashmë po shkakton erëra të forta dhe dallgë të larta në Francë, Spanjë dhe Portugali.

Në Francë, një alarm portokalli është vendosur përgjatë bregut të Atlantikut, dhe gjithashtu në Pas-de-Calais, për shkak të erërave që arritën deri në 150 km/h të shtunën në mbrëmje.

Domingos vjen pas Ciaran, stuhi jashtëzakonisht e fortë, e cili ende nuk është qetësuar plotësisht. Duke u endur në Detin e Veriut, stuhia ka prekur motin në të gjithë kontinentin, me numrin e të vdekurve që u rrit në 19 të shtunën.

Ciaran solli reshje rekord në Itali, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa provinca të Toskanës, ndërsa probleme të shumta shkaktoi edhe në Shqipëri./   S.M

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV