Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Beteja për burgun e Saliut dhe beteja për burgun e afrikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Marrëveshja e deklaruar mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e dy kampeve të pritjes për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Itali, i ka gjetur të papërgatitur të gjithë. Opozitën në Itali dhe Shqipëri, Bashkimin Evropian, por dhe opinionin publik. Të gjithë kanë pyetjet e tyre për këtë projekt.

Opozita italiane, është e shqetësuar se po shkelen të drejtat themelore të njeriut, duke devijuar rrugën e emigranteve dhe duke krijuar një “Guantenamo” në Shqipëri, në pritje të procesimit të aplikimit të tyre për emigrantë. Bashkimi Evropian po shikon përshtatshmërinë me ligjet evropiane të këtij vendimi, të një kryeministreje që e ka pas kalë beteje në fushatën elektorale, reduktimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në Itali.

Pra reagimet nga Italia dhe Evropa janë shqetësime që kanë të bëjnë me shkelje të të drejtave të emigrantëve dhe mohimin e të drejtës për azil që ka gjithkush që mbërrin në tokën evropiane. Debati në Shqipëri është përmbys dhe i turpshëm për shoqërinë shqiptare, pasi është kundër debatit evropian.

Befas në Shqipëri opozita ka marrë në dorë kartën e racizmit dhe po sulmon qeverinë se po merr zezakë, afrikanë e ku di çfarë epitetesh të tjerë që po përdoren për të supozuarit që mund të vijnë, deri dhe tek celula terroriste.

Të debatosh për këtë vendim të qeverisë është normale. Kryeministri duhet të bëjë publike detajet e saj ndoshta dhe në debat parlamentar, dhe duhet të sigurojë të gjithë se çfarë do të bëjë Shqipëria me ata që nuk arrijnë të fitojnë të drejtën për të qenë emigrantë në BE.

Por orientimi i debatit tek racizmi, tek njerëzit me ngjyrë, tek “fyerja e racës së pastër shqiptare” për shkak se po vijnë në një burg në Shëngjin për të pritur letrat në Itali disa afrikanë, është një njollë turpi për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, që nuk mund të identifikohemi me të.

Dhe kjo bëhet nga një opozitë e cila kur ka qenë në pushtet, ka marrë në Shqipëri ujgurët terroristë nga kampi i Guantenamos, vetëm që të siguronte një vizitë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë në Shqipëri, dhe po ashtu ka negociuar dhe ka filluar operacionin e ardhjes së muxhahedinëve iranianë në Shqipëri.

Sali Berisha e ka shkëmbyer atë nder për SHBA me një vizite të sekretares së Shtetit, Hilari Clinton, në Tiranë. Edi Rama po ashtu e vazhdoi atë marrëveshje dhe po përballet me problemet e saj. Ështe fjala për një organizatë e cila ka qenë në listat e organizatave terroriste dhe që i hap shumë probleme sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

Lexo edhe :  Impakti politik i zbritjes së Berishës nga kati i tetë!

Megjithatë meqë në mes ishte SHBA, të gjithë u pajtuan me këtë projekt, i cili është unikal në botë. Askush nuk tha çfarë duan iranianët terroristë në Shqipëri.

Tani meqë në mes është Italia, një vend të cilin politikanët tanë nuk e shikojnë me aq përunjësi dhe frikë si SHBA, befas janë gdhirë të gjithë racistë dhe të shqetësuar për të ardhmen e racës sonë, që nuk ka lënë vend të botës pa shkuar për të jetuar. Madje dhe Tritan Shehu që nuk është kundër me asgjë italiane në këtë vend, më në fund është bërë racist.

Po qe se opozita jonë do mbante anën e opozitës italiane apo evropiane, kishte kuptim. Kritika e vetme që mund t’i bëhet Edi Ramës, është pse i del krah një kryeministreje që ka një premtim të cilin nuk e ka e majta liberale. Por nga ana tjetër kur mendon se kjo kryeministre ishte gati të bëhej dhe guidë turistike për miliona italianë për turizmin në Shqipëri verën që shkoi, të gjithë i kuptojmë arsyet e tij.

Por natyrisht mund të kundërshtohet nga pozita evropiane, jo nga pozita raciste dhe ksenoforike. Kjo po ekspozon Shqipërinë si një shoqëri raciste, e cila ka fobi të strehojë në një burg të sigurisë së lartë njerëz të dëshpëruar që synojnë të shkojnë drejt Perëndimit, siç ne kemi marshuar maleve dhe kemi kaluar dete në vitin 1991 e në vazhdim.

E kuptoj që opozita ka nevojë për kauza të forta kundër Edi Ramës, por nuk është se nuk ka. Ja po bën betejë dhëmbë për dhëmbë për burgun e Saliut. Po hipin nga dyert e dritaret, po thyejnë karrige dhe mikrofona.

Tani nëse duan të bëjnë betejë dhe për burgun e afrikanëve në Shëngjin, mund ta bëjnë, por jo në emër të një “race superior shqiptare”, se mjafton të kujtojmë përse keni luftuar këtë javën e fundit për të na treguar se jeni më plehra se ata hallexhinjtë që po lundrojnë në dete t’i shpëtojnë mjerimit.

Beteja e parë po bëhet për t’i vënë flakën Shqipërisë e për ta bërë vend afrikan, që të mos hyjë në burg Saliu dhe fëmijët e tij. Beteja e dytë po bëhet kundër burgosjes së përkohshme të emigrantëve afrikanë në Shqipëri, që të mos dukemi vend afrikan. E para, na tregon kush jemi kurse e dyta, na tregon çfarë nuk duhet të jemi./   S.M

Të fundit

Shkencëtarët e konfirmojnë: Ja cili planet nuk ka pasur kurrë ujë

Një grup shkencëtarësh kanë konfirmuar se planeti Venus nuk ka pasur kurrë ujë. Planeti Venus është i dyti në...

A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?

Alba Malltezi Në metronë e Milanos, në një stacion të linjës së kuqe, drejtuesja e trenit, një vajzë rreth të 30-ave, zbriti dhe vendosi një...

Kryeministrja italiane, asnjë hap pas: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni vazhdon të jetë e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë, edhe pse tashmë kampet mikpritëse në...

FOTO/ Don Xhon në lidhje me një tjetër ruse

Reperi Don Xhon nuk mund të ndahet nga vajzat ruse. Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ndau një...

Të dënuar dhe dëbuar, kush janë shqiptarët e rikthyer ilegalisht në Britaninë e Madhe

Kriminelët e huaj që shmangën deportimin kanë kryer më shumë se 10,000 krime në një vit, kanë zbuluar shifra të reja. Të dhënat e Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV