Kryeministri, Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të Partisë Socialiste në Durrës përmendi dhe një herë shumën e llogaritur në buxhet për pagat.
Ai tha se në vitin e ardhshëm paga mesatare në Shqipëri do të shkojë në 900 euro, kjo në sektorin publik. Kryeministri u shpreh se do të rriten sërish pagat për mjekët e përgjithshëm, infermjerët, mësuesit, punonjësit e rendit, forcat e armatosura.
Sipas tij dhe sektori privat nuk mund të pranojë konkurencën e sektorit shtetëror për të marrë njerëz të përgatitur.
“Buxheti ka 400 milionë rritje pagash. Në vitin e ardhshëm paga mesatare në Shqipëri do të shkojë në 900 euro, kjo në sektorin publik. Do të rriten sërish pagat për mjekët e përgjithshëm, infermjerët, mësuesit, punonjësit e rendit, forcat e armatosura.
Pagat për Forcat e armatosura do t’I çojmë mbi mesataren e ushtrive të NATO-s. Kemi një problem, u bë një formalizim pagash. Sot kemi rritje pagash në sektorin privat. Politika e pagave që kemi bërë ka tërhequr dhe sektorin privat.
Sektori privat nuk mund të pranojë konkurencën e sektorit shtetëror për të marrë njerëz të përgatitur. Sot jemi në kushtet ku nga viti I ardhshëm pagat do të jenë konkuruese me vendet kur të rinjtë tanë shkojnë për të punuar në atë sector jashtë Shqipërisë.”,tha Rama./ S.M