Korreshi zbulon vendimet e opozitës/ “Lëvizja do përshkallëzohet, jo nga dritarja por…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisur nga tensionet e ditëve të fundit të ndodhura në Kuvend, si në sallën e seancave plenare, ashtu edhe në ato në Kryesinë e Kuvendit, mazhoranca ka vendosur që t’i zhvillojë të gjitha mbledhjet e Komisioneve përmes platformave online.

Edhe pse një vendimmarrje e tillë u zbatua në kohën e pandemisë së Covid-19, mësohet se zhvillimi i mbledhjeve të Komisioneve online është një vendim i marrë nga Konferenca e Kryetarëve, më 1 nëntor.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, gjatë një interviste televizive theksoi se lëvizja e opozitës do të përshkallëzohet më tej.

“Nuk është se i kemi parashikuar llojet e përshkallëzimeve, por të jeni të sigurtë që do të ketë të tilla dhe do të vendoset vija e kthimit në shina. Ndaj padyshim që do të ketë përshkallëzim, por nuk është se e kemi të saktësuar akoma.

Ne shkojmë dita-ditës mbas kërkesave tona dhe nëse mazhoranca reflekton, natyrisht që ne i rikthehemi menjëherë normalitetit, pasi nuk është se ne kemi dëshirë të merremi me këto, dhe të vijmë në Kuvend të bëjmë boksierin, por vijmë në punë çdo ditë për të respektuar ligjin dhe ata votues që na kanë sjellë në Kuvend neve si opozitë.

Mendoj se duhet të ketë një reflektim për rikthim të normalitetit, nëse nuk ndodh kjo, atëherë situata do të shkojë në përshkallëzim të mëtejshëm nga java në javë dhe nga seanca në seancë, pavarësisht kartonëve të kuq.

Greva e urisë është një opsion, dhe nuk është e përjashtuar dhe mundësia e protestave. Për momentin jemi në fazën që këtë situatë e kemi marrë përsipër ne vetë si deputetë dhe të mos përfshijmë qytetarët dhe strukturat në këtë lëvizje , edhe pse ka pasur një dëshirë të madhe që ata të përfshihen.

Lexo edhe :  Media amerikane/ Shqipëria mes destinacioneve kryesore që ia vlen të eksploroni në 2025

Situata dje në zyrat e Kryesisë së Kuvendit ishte absurde, ndërsa sot janë liruar fare zyrat. Këta arrijnë dhe të kapërcejnë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe të dalë mbi të. E tillë është edhe mos ngritja e komisioneve hetimore.

Me plotësimin e kushteve tona, nuk ka më vend për aludime se pse bëhet kjo lëvizje dhe do të shikoni që kjo lëvizje nuk ka asnjë lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj z. Berisha”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat, Saimir Korreshi./e.t

Të fundit

Karamuço zbulon detaje tronditëse/ Shumica e atentateve kryhen të dielën në darkë pasi…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në “Top Story”  zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe...

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të...

Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet online...

Lajme të tjera

Web TV