Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Vajza rënkon nga dhimbjet”/ Dalin të tjera pamje filmike nga kopshti privat në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e një prindi, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët”, në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer. Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

Denoncuesi: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”.

Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialistë të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.

“Stop” ka siguruar pamje filmike që tregojnë se edukatorja ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël.

“Emisioni Stop ka siguruar pamjet filimike të kopshtit “Stinët”, këtu jemi tek dhoma e vizatimit të këtij kopshti. Ajo që dyshohet është se rreth orës 10 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare.

Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personeli, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba. Kjo është eduktatore Lina. Nga pamjet kuptojmë se diçka nuk shkon me të.

Ajo është e tensionuar, ku për disa minuta rri me kokë ulur vetëm në dhomën e vizatimit. Kjo është ora 10 e 36 minuta. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën. Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari. Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarrë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige.

Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë.

Pra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.”

OPGJ, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve kur e vogla ka shkuar me traumë në spital. Të nesërmen, pas denoncimit të prindërve, rasti ka shkuar në Komisaritatin Numër 1 për t’u hetuar nga Shefi i Krimeve Ylli Çako, i cili tha se materialet i kanë shkuar prokurorisë.

E inflirtuara: Si kaluat?

Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Mirë.

E inflirtuara: Unë jam halla e vajzës së dëmtuar. Kopshti vazhdon të jetë i hapur dhe është në punë. Ne nuk dimë asgjë se çfarë po bëhet. Nuk është marrë asnjë masë. Çfarë është bërë të paktën sepse ne nuk dimë asgjë?

Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Materiali është dërguar në prokurori dhe po vazhdon hetimi. Kjo është e gjitha. Unë përsëri po i shikoj, po i hap pamjet filmike.

Po kështu, eksperti i Mjeksisë Ligjore nuk ka shkuar të kqyrë gjendjen e vajzës tek Trauma duke i thënë të atit se duhet ta çonte vajzën tek ai.

Denoncuesi: Bëmë denoncimin, morëm një letër dhe në atë letër, unë duhej të nisesha tek mjeko-ligjori. Unë u nisa tek mjeko-ligjori dhe kur shkova aty, mjeko-ligjori m’u drejtuar që “djalë ti duhet të sjellësh dhe fëmijën këtu sepse kështu e ka rregulli, mjeku jonë bëri vlerësimin dhe më pas lëshon deklaratën e tij”. Unë ju drejtova që “fëmija im është në gjendje shumë kritike dhe unë nuk mund ta sjell për momentin këtu. Atëherë më tha që “nuk kam çfarë të bëj, por ky është rregulli i institucionit”.

Sabri Hoxha: Këto janë procedura rutinë për shkak se mjekët ligjorë, ekspertët, gjithmonë e çdo ditë, pothuajse 1 ose 2 ekspertë janë në Spitalin Ushtarak. Kërkesa nga eksperti mjeko-ligjor në fjalë që vajza e shtuar që të shkojë të ekzaminohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, është e pavend. 

Arben Llangozi: Njëkohësisht, edhe drejtoresha e kopshtit ka pasur detyrim që të kallëzojë në institucionet përkatëse këtë krim të ndodhur në këtë kopsht, gjë që nuk e ka kryer.

Emisioni “Stop” ka siguruar sot një tjetër material filmik, ku në fakt mungojnë 3 orë. Gjatë ditës, edukatorja që qëllonte vajzën 3-vjeçare është shoqëruar në polici.

Lexo edhe :  Dy autobotë me ujë jashtë godinës, çfarë po ndodh te kryeministria

Saimir Kodra: Dua të kem një duartrokitje të madhe për Ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën për qasjen e tij personale në këtë çështje.

Saimir Kodra: Mund të ketë ndodhur që këmba e fëmijës nuk është thyer nga një dhunë fizike. Mungon ajo hapësira filmike.

Gentian Zenelaj: Janë 3 orë që mungojnë në këtë pamje.

Saimir Kodra: Ndiqeni pak fëmijën që qan. A mund të ndodhë fëmija në gjumë të thyejë këmbën e tij?

Gentian Zenelaj: Jo, nuk e besoj vetëm po ra ndonjë suva nga lart.

Saimir Kodra: Unë nuk jam ortoped, por them që në gjumë nuk e thyen dot këmbën një fëmijë apo kushdo qoftë sepse trupi dhemb, dhe zgjohesh, reagon. Vetëm nëse i ka kaluar shenjtani sipër…

ORA 12:19 – Fëmijët përgatiten për të fjetur

ORA 12:21 – Vajza vendoset për të fjetur

ORA 15:04 – Vajza qan nga dhimbjet

Saimir Kodra: Pra, fëmija rënkon dhe qan. Këto pamje jua dhashë sot, jo për të ju rënduar gjendjen tuaj emocionale, por sepse për shkak të politikave të Youtube, kur të hidhen materialet nuk do të keni mundësi që t’i dëgjoni dhe nuk do e kuptoni dot se çfarë ka ndodhur.

Gentian Zenelaj: E trishtë të dëgjosh një fëmijë që qan.

Saimir KodraAjo nuk qan, por rënkon sepse ka dhimbje. Por çfarë ndodhi? Ne nuk e dimë sepse mungon orari.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka pasur sot shumë reagime. ”Stop” mësoi se në prokurori nuk ishte depozituar asnjë material, gjë që i kushtoi pezullimin shefit të Krimeve të Komisariatit Numër 1, Ylli Çako.

Saimir Kodra: Dje, u morëm me një moment tjetër të rëndësishëm, me Policinë e Shtetit. Shefin e Krimeve, Ylli Çakon, e takuam me kamera të fshehtë dhe tha se materialet i kanë kaluar prokurorisë, rrini të qetë. Më paftyrësinë më të madhe na ka gënjyer mbrëmë ky ish-Shefi i Krimeve. Donte që ta fshihte të gjithë historinë. Ky Ylli Çako duhet të bënte ndalimin në flagrancë. Duartrokitje për ministrin e Brendshëm që këtë tipin e pezulloi nga puna sepse nuk mund ta shkarkosh dot dhe do të hetojë të gjithë veprimtarinë e tij dhe së shpejti, ai le të gjejë ndonjë punë tjetër.

Regjistrimi i çështjes u bë vetëm sot. Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake mbylljen e menjëhershme të kopshtit, i cili pas verifikimeve rezultoi në paligjshmëri dhe i palicensuar.

Nisur nga skandali i transmetuar në emisionin “Stop”, Ministria ka ngritur një Task-Forcë me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, dhe Inspektoriatet për kontrollin e plotë në territor të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë.

Edhe institucioni i Avokatit të Popullit reagoi për ngjarjen makabre ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët”. Me urdhër të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, është ngritur një grup hetimor me punonjës socialë e juristë, për hetimin administrativ të rastit dhe për të monitoruar të gjitha veprimet e mosveprimet e institucioneve përgjegjëse shtetërore.

Në ambientet e kopshtit “Stinët” ishin sot edhe përfaqësues të bashkisë.

“Sapo kam marrë kontaktet e para me familjarët, por jo me prindërit e fëmijës. U informova nga inspektori i zonës që veprimet në polici janë kryer, inspektori i zonës më ka njoftuar se kanë shkuar në polici disa prej edukatoreve, drejtoresha. Po bëjnë ato veprimet e tyre.”

Në orët e pasdites, prindër e aktivistë protestuan për ngjarjen e rëndë./   S.M

Të fundit

A na sëmur vërtet vetmia?

Vetmia na sëmur: një deklaratë e cila deri më tani është konfirmuar nga disa studime sipas të cilave mungesa e...

Milingonat, mbretëreshat kanibale, hanë larva të sëmura për të shpëtuar koloninë

Jeta e një milingone mbretëreshë mund të duket e gjithë dielli dhe ylberi. Ndërsa punëtorët punojnë në fole dhe marrin ushqim, dhe ushtarët mbrojnë sigurinë e...

Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit?

Për pak kohë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, një valë e fuqishme solidariteti e bashkoi shoqërinë izraelite. Por çështja e pengjeve...

Cila është koha më e keqe e ditës?

Koha më e keqe e ditës korrespondon me një kohë specifike: pesë në mëngjes. Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit dhe Dartmouth Health, një rrjet i objekteve dhe shërbimeve...

Cilat janë iluzionet më të shpeshta në botë

Një analizë e publikuar në Clinical Psychology Review shqyrtoi 123 studime për të përcaktuar se cilat ishin iluzionet më të zakonshme në botë dhe nëse ato ndikoheshin...

Lajme të tjera

Web TV