“Berisha është më frikacak se Meta”/ Çupi: SPAK e ka më të lehtë me ish-presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Real Story” komentoi veprimet e SPAK, i cili ka nisur të prekë “klasikët” e tranzicionit. Pas vënies nën hetim të ish-kryeministrit, SPAK ka marrë në pyetje edhe ish-presidentin Ilir Meta.

“U thye muri i çeliktë i këtyre njerëzve të lartë, të cilët janë korruptuar dhe janë me ngarkesa shumë negative në raport me krimin, në momentin që u mor nën hetim Sali Berisha, do të thotë se zinxhiri poshtë është krejtësisht i këputshëm dhe i prekshëm.

Iliri nuk është më shumë se Sali Berisha, dhe parë në këtë aspak, do thotë se nuk kursehet askush. Kjo është një ditë që e kemi mbërritur dhe është një ditë shumë e shënuar dhe ky proces nuk ka për të pasur kurrë ditë të fundit, sepse kjo do vijojë shumë gjatë.

Jemi në dyert e një pamje ku Shqipëria do regjistrohet që më në fund u fshehën mafiozët më të mëdhenj  të vendit dhe të rajonit dhe pak më tej se rajoni.

Do bëhen krahasim me Al Capone, Escobar dhe të tjerë dhe dita kur do shkojë më thellë ky proces, do jetë një ditë që do jetë harruar fillimi”, tha ai.

Ai shtoi se SPAK është kolauduar shumë mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SPAK është kolauduar shumë mirë në SHBA. Nëse FBI në thonjëza është vjetërsuar, ky është një FBI plot entuziazëm, plot dinamikë, me plot porosi, me plot thasë që do t’i mbushë dhe t’ia çojë Amerikës dhe është momenti që për mua duket si e papritur ajo që thatë, pasi SPAK po vepron si helikopterët Apash në Kosovë në vitin 99, që dalin papritur pas një shkurre.

Lexo edhe :  "6 mln eurot e lobimit Berisha i gjeti nga Gërdeci", avokati: PD, parti familjare

Të gjithë duhet të kuptojmë se SPAK shfaqet Në çdo moment, është karikuar, është furnizuar me karburantin e provave “, tha ai./   S.M

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV