Britania ka sanksionuar 29 persona dhe subjekte në industrinë ruse të arit dhe naftës. Individët dhe entitetet e sanksionuara përfshijnë një rrjet me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe që sipas Britaniës janë përgjegjës për dërgimin e më shumë se 300 milionë dollarëve të ardhura nga ari në Rusi
Britania ka sanksionuar 29 persona dhe subjekte në industrinë ruse të arit dhe naftës. Individët dhe entitetet e sanksionuara përfshijnë një rrjet me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe që sipas Britaniës janë përgjegjës për dërgimin e më shumë se 300 milionë dollarëve të ardhura nga ari në Rusi.
“Sanksionet do të godasin ata që i kanë ofruar ndihmë Putinit duke e ndihmuar atë të kufizojë ndikimin e sanksioneve tona mbi arin rus dhe naftën ruse, dy burime vendimtare të të ardhurave për makinën ruse të luftës”, tha James Cleverley, sekretari i Jashtëm britanik.
Masat e fundit kanë për qëllim parandalimin e individëve dhe subjekteve që të ndihmojnë Rusinë të shmangë ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare, sipas qeverisë britanike /O.S