Lumi Lana vë në lëvizje qeverinë/ Zbardhet vendimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim vendimin për marrëveshjen ndryshuese numër 1 të marrëveshjes së grantit mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës Evropiane të Investimeve për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”.

“VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT   TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR PROJEKTIN “SHTRATI  I LUMIT LANA – ZHVILLIM URBAN”, RATIFIKUAR  ME LIGJIN NR.64/2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”, ratifikuar me ligjin nr.64/2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.

Kujtojmë se në vitin 2019 në Kuvend u paraqitën dy projektligje të cilat lidheshin me zhvillimin urban të kryeqytetit.

Nëpërmjet këtyre projekligjeve synohej ratifikimi i marrëveshjes së grantit dhe të kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për Projektin e Zhvillimit Urban të Shtratit të Lumit Lana.

Kjo marrëveshje është firmosur nga Banka Europiane e Investimeve dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në muajin Korrik të 2019.

Financimi përfshin një vlerë prej 8 milionë euro kredi dhe 2.4 milionë euro grant./ S.M

Të fundit

Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg…

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool. Klubi anglez...

Aktores i grabisin bizhuteri me vlerë 2 milionë euro, ngjarja ndodhi në tren!

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë e vogël, një çantë shpine...

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet për median bëjnë me dije...

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët. Kreu i qeverisë njoftoi...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Lajme të tjera

Web TV