Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Mete: Koha të ndryshojmë rregullat e tregtisë tradicionale, nëpërmjet digjitalizimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Financave, Ervin Mete ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale mbi Lehtësimin e Tregtisë, ku theksi është vënë te sfidat me të cilat po përballen ekonomitë për shkak të transformimeve digjitale

Të kapërcesh kufijtë përmes tregtisë, sot është shumë herë më e lehtë për shkak të mundësive që digjitalizimi u jep bizneseve të rrisin shtrirjen dhe shpejtësinë e tregtisë. Gjatë fjalës së mbajtur, Mete tha se sot për sot mes ekspertëve, ekonomistëve apo politikëbërësve po diskutohet gjithnjë e më shumë nëse ka ardhur koha të ndryshojmë rregullat tradicionale të tregtisë.

Kompanitë, veçanërisht ato të mesme dhe të vogla po përdorin mjete digjitale dhe novatore për të kapërcyer barrierat e rritjes, po adaptojnë modele të reja që lejojnë kryerjen e transaksioneve komplekse, si dhe po përdorin mundësi alternative financimi

Mes ekonomistëve, ekspertëve apo politikëbërësve gjithnjë e më shumë po diskutohet nëse ka ardhur koha të ndryshojmë rregullat tradicionale të tregtisë.

Në një kohë digjitale, kur kufijtë po bëhen të padukshëm, shumë kompani po operojnë në mënyrë fleksibël nga vende të ndryshme dhe kjo e ka bërë të vështirë identifikimin e rregullave të veçanta tregtare që duhet të zbatohen për transaksione specifike”- tha Mete.

Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi Digjitalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë vlerësoi kryesisht Shqipërinë në dy aspekte të rëndësishme: tregtinë “pa letra” dhe atë ndërkufitare, duke e pozicionuar pozitivisht sa i takon “rankimit” për masat që janë marrë dhe zbatimin e tyre (40%-60%).

Në të theksohet se adoptimi i standardeve ndërkombëtare, harmonizimi i kornizave ligjore e teknike nëpërmjet një marrëdhënie më të ngushtë ndërqeveritare dhe bashkëpunimi ndërkufitar “pa letra” mbeten thelbësore për krijimin e një ndërveprimi më të madh ndërmjet sistemeve kombëtare.

I ndalur në këtë aspekt, ministri Mete theksoi se qeveria shqiptare, ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të angazhimeve të dala nga Procesi i Berlinit.

Lexo edhe :  Pse po rikthehen emigrantët, si përfiton ekonomia/ Ç’tregojnë të dhënat e Bankës Botërore

“Progresi i arritur në nivel politik përmes heqjes së tarifave doganore mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit dhe mes vetë vendeve të rajonit tonë nëpërmjet marrëveshjeve të tregtisë së lirë, të Stabilizim-Asociimit dhe CEFTA-s, po plotësohet me masa teknike për heqjen e barrierave jo-tarifore, krijimin e pikave të përbashkëta të kontrollit “One Stop Shop”, njohjen reciproke të Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë, si dhe përmes një sistemi të integruar të tranzitit”- tha Mete, duke shtuar se në këtë drejtim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mbështetur idenë për fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit.

Po flasim për tregun e përbashkët evropian, me më shumë se 450 milionë konsumatorë, ku 85% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor besojnë se produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe mund të konkurrojnë me atë që 27 vendet e BE-së kanë aktualisht për të ofruar.

Dialogu Qeveri – biznes është i rëndësishëm me qëllim përshpejtimin e proceseve për lehtësimin e tregtisë. Anketimet me biznesin, të realizuara së fundmi, japim vlerësime pozitive në këtë drejtim dhe janë inkurajuese për të shtyrë më tej proceset transformuese.

Nga ana tjetër shërbimet e digjitalizuara kanë reduktuar ndjeshëm kontaktet fizike me administratën doganore. Sot, 34 shërbime ofrohen elektronikisht përmes portalit qeveritar e-Albania, ndërsa po punohet për vënien në zbatim edhe të 21 shërbimeve të tjera.

Thjeshtimi dhe modernizimi i qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit, u evidentua edhe në raportin e Bankës Botërore, si tregues i impaktit që modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare ka pasur në procedurat doganore, ku rezultoi se në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 26%, në zyrat doganore kufitare, me 20%, ndërsa në zyrat doganore të brendshme me 74%”- përmbylli Mete /O.S

Të fundit

Volkswagen zbulon specifikat e mjetit të fundit që nxjerr në treg

Versioni i fundit i një furgoni nga Volkswagen u zbulua në shtator në ekspozitën IAA Transportation në Gjermani, por...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani udhëton drejt Hungarisë, arsyeja

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Hungari ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e pestë të Komunitetit Politik...

Apple do përballet me gjobën e parë të BE-së për rregullat e App Store

Apple së shpejti do të bëhet kompania e parë që do të gjobitet për shkeljen e Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DMA). Bëhet...

Gati 2 mijë e 100 rezervistë/ Shqipëria, sytë te ushtria pavarësisht fitores së Trump

2100 ish-ushtarakë, apo civilë do të kenë mundësinë që të bëhen pjesë e rezervistëve të ushtrisë shqiptare. Projektligji i miratuar nga Këshilli i MInistrave...

Zgjedhjet presidenciale/ Çfarë nuk shkoi me parashikimin e The Simpsons këtë herë

Dihet disi në kulturën pop që fansat e “The Simpsons” besojnë se seriali ka parashikuar një sërë ngjarjesh botërore, si presidenca e Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV