‘Çmendet’ moti, rikthehen sërish reshjet dhe stuhitë, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e nesërme do të rikthehen sërish reshjet e shiut në formën e stuhive. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak duke filluar nga orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë me intensitet deri të lartë që do të shoqërohen me stuhi të forta.

Po ashtu vihet re edhe një rënie e ndjeshme e temperaturave, ku në zonat malore do të ulen deri në 7 gradë.

“Për ditën e Premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë.

Këto reshje do të jenë në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve si dhe problematike për një periudhë të shkurtër kohore. Në majat e maleve në lindje të territorit reshje të dobta dëbore.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim jugperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-11 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë”, thuhet në njoftim.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 10°C

në zonat e ulëta 10 deri 19°C

në zonat bregdetare 12 deri 18°C  /   S.M

Të fundit

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 20 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Tërmet në Itali, lëkundjet ndihen në disa zona

Një tërmet me magnitudë 3.4 është regjistruar në orën 03:55, në provincën e Potencës, në jug të Italisë. Epiqendra e tij është lokalizuar në...

Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm. Alternativat që sjellin programet ekonomike të partive politike...

Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkët, Rama mesazh urimi

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët. Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë...

“U kry ç’do sen!”/ Gjesti fiton Big Brother Vip Albania 4, fjalët e para pas triumfit

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV