E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re modelja e njohur, dyshohet se… (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Influencuesja’e famshme braziliane Vanessa Mancini ka vdekur papritur nga një atak kardiak në shtëpinë e saj, njoftonte familja.

41 vjeçarja ishte në shtëpinë e saj luksoze në veriperëndim të qytetit Manaus bashkë me prindërit e saj, kur u shemb papritur përdhe.

E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re modelja e

Modelja e ndjekur për postimet e saj në rrjet, dokumentonte shpesh jetën dhe udhëtimet e saj. Ajo ishte gjetur pa ndjenja në tualetin e saj nga mjekët e ambulancës që erdhën në vendngjarje.

Pas atakut të fortë kardiak Mancini nuk tregoi më asnjë shenjë jete dhe u shpall e vdekur në spital.

Nuk dihet çfarë e shkaktoi gjendjen e saj dhe të shumë të tjerëve si ajo vitet e fundit, por familjarët thanë se ata ishin duke vendosur disa dekorime Krishtlindjesh para se gruaja të gjendej pa ndjenja në tualet.

Familja e saj e shtangur shkruante në një deklaratë: “Vanessa Mancini ka ndërruar jetë nga një atak kardiak i fuqishëm dhe i pashpjeguar. Ajo ishte në shtëpi me prindërit kur u gjet pa ndjenja, dhe nuk u mund të shpëtohej nga mjekët e ambulancës”.

‘Vanessa ishte 41-vjeçe dhe njihej për lumturinë dhe humorin e saj pozitiv. Familjarët kërkojnë respekt në këtë kohë zie”.

Guvernatori i rajonit të Acre, Gladson Cameli, i cili qe një mik i Mancini i bënte homazhe asaj: Mbaj zi për vdekjen e mikeshës tonë Vanessa Mancini, e cila vdiq të hënën në moshën 41 vjeçare”.

‘Vanessa njihej për sensin e saj të humorit dhe gëzimin që përhapte, sigurisht që të gjithë do t’i marrë malli”.

Mancini kishte rreth 30,000 ndjekës në rrjetin Instagram ku postonte rregullisht përmbajtje nga jeta e përditshme, udhëtimet apo rutinat e stërvitjes./   S.M

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV