“Kemi prekur fundin”/ Aktorja nuk mban lotët në protestën për dhunën ndaj 3-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Eliona Pitarka nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë thirrjes së saj për të gjithë qytetarët që të çohen në protestë për të mbrojtur fëmijët.

Gjatë deklaratës së saj në protestën e shoqërisë civile për dhunën e ushtruar në kopshtin privat “Stinët” ndaj vogëlushes 3-vjeçare nga edukatorja Majlinda Dehima, aktorja tha se kemi prekur fundin si shoqëri teksa ka përsëritur thirrjen për drejtësi.

“Bëjeni shembull”, qytetarët kërkojnë drejtësi pas dhunës së ushtruar ndaj 3-vjeçares: Protestë para Ministrisë së Brendshme
“Arsyeja pse vendosëm ta zhvillonim pikërisht këtu para Ministrisë së Arsimit është pikërisht për faktin që duam t’i bëjmë pyetjen se “si ka mundësi një kopsht i palicensuar në mes të Tiranës?” Kjo është e patolerueshme dhe kjo është kërkesa që unë i bëj. Hapi i parë i problemit është tek Ministria e Arsimit, të kontrollohet çerdhe për çerdhe private.

Janë duke punësuar njerëz të paaftë, të palicensuar dhe njerëz që nuk kanë kualifikimin e duhur për të edukuar fëmijët tanë. Ata nuk e meritojnë emrin “edukatorët tanë”. Realisht kemi prekur fundin. Nuk mund ta besoj që jemi duke jetuar në një realitet të tillë ku po na vriten, po na sakatohen fëmijët dhe nuk po merren masa.

Të gjithë zinxhirët e të gjitha institucionet, si mund të heshtësh, si mund të transformosh dhe të fshehësh provat para krimit të një fëmije? Si mund të marrësh rryshfet me pafajësinë e një fëmije, me jetën e një fëmije? Kjo është e tmerrshme, realisht më vjen shumë keq që po jetojmë në një realitet të tillë dhe se si i kemi prekur fundin.

Nuk mund të na bëjnë diçka më të tmerrshme se kjo! Nuk mund të rrimë zgjuar! Duhet të çohemi për fëmijët tanë, nuk mund ta rrimë më në gjumë.

Lexo edhe :  Rama pret liderët e Ballkanit te Pallati i Kongreseve, i pari mbërrin Zelensky

Le të çohemi të gjithë dreqi ta hajë, janë fëmijët tanë! Janë duke i vrarë dhe sakatuar dhe ne do të rimë të qetë? Kjo është e padurueshme! Duam drejtësi!”/  S.M

Të fundit

Samiti/ Ekspertja e ekonomisë: BE përpjekje për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në BE

Në një intervistë televizive, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj u shpreh se ka përpjekje të shtuar për ta përfshirë...

A do të vizitoni Kosovën? Ja përgjigja epike e kryeministrit shqiptar të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se nuk ka marrë ftesë ende për ta vizituar Kosovën. I pyetur nga gazetarët pse nuk e...

Çfarë po ndodh? Shkencëtarët ngrenë alarmin, shkurti i këtij viti më i nxehti në histori

Muaji shkurt i këtij viti mund të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në histori, me lulet që kanë lulëzuar më herët në...

“Do t’i ha hallvën”/ Nuk ndalet Erjola, vazhdon me Ledjonën planin kundër Ilnisës

Erjola me Ledjonën kanë qenë duke biseduar me njëra-tjetrën për planin që ato të dyja në bashkëpunim me Julin kanë thurur për Ilnisën dhe...

Reuters: Vuçiç nga Tirana jep ndihmë humanitare për Ukrainën, Zelensky e falenderon!

Presidentin ukrainas Volodymir Zelensky gjatë vizitës së tij në Tiranë në Samitin Ukrainë – Europa Juglindore u takua edhe me mikun e armikut të...

Lajme të tjera

Web TV