Me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, kreu i qeverisë, Edi Rama do të niset sot drejt Francës.
Disa ditë më parë, teksa bënte thirrje për ndalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, Rama bëri me dije se do të jetë i pranishëm në Paris ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Forumi do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 nëntor.
Pjesë e diskutimeve në forum do të jetë edhe lufta në Lindjen e Mesme, ku do të flitet mbi mënyrat për rivendosjen e paqes.
Kreu i qeverisë nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, po ashtu nuk do të marrë pjesë as në prezantimin e Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2023.
Në Francë, do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë në darkën me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.
Forumi i Gjashtë i Paqes në Paris ku do të marrë pjesë edhe Rama do të mbahet në Paris më 10 dhe 11 Nëntor 2023. Ai do të bashkojë të gjithë aktorët e qeverisjes globale, të cilët kanë ecur edhe një herë përpara për të rënë dakord për zgjidhje efektive kolektive për sfidat e shekullit të 21-të./E.T