Rama nesër në Forumin e Paqes në Paris, çfarë do t’i kërkojë presidentit francez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vigjilje të Forumit të Paqes në Paris 2023 dhe në vijim të tweet-it të datës 6 nëntor në lidhje me zhvillimet në Gaza, Kryeministri Edi Rama deklaron si më poshtë:

Nesër më datë 10 nëntor, do t’i bashkohem udhëheqësve të tjerë botërorë në Paris për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile dhe me shpresë se mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza.

Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por më e rëndësishme akoma si një vend multi-fetar paqësor dhe paqedashës, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin në vazhdim dhe vuajtjet e tejzgjatura të Gazës.

Ritheksoj, Shqipëria qëndron e palëkundur me Izraelin kundër Hamasit. Megjithatë, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza.

Në Paris do të theksoj se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit.

Gjithashtu, do të theksoj se ndërkohë që Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme të vetëmbrojtjes, ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë.

Një ndërprerje e negocuar e armiqësisë aktive është e domosdoshme. Në Paris, do t’i kërkoj mikpritësit tonë, Presidentit Macron të Francës, mbështetjen e tij për t’u angazhuar me udhëheqës të tjerë për sa më poshtë:

Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.

Lexo edhe :  Media franceze 'Figaro Nautisme': Zbuloni shtatë vendet mahnitëse në Rivierën Shqiptare

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të asnjë të ardhme politike për Hamasin.

Nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez.

Shqipëria është e gatshme të bashkë-sponsorizojë rezolutën e nevojshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për sa më lart.

Me ndërprerjen e të gjithave luftimeve, komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës.’- shkruan Rama./   S.M

Të fundit

Rritet kërkesa për kredi/ Bizneset marrin hua për investimet, kryeson turizmi

Turizmi është kthyer një ndër sektorët që ka marrë më tepër hua në banka .Bizneset kanë shtuar investimet në...

Në momentin e papërshtatshëm, deputeti i Rithemelimit bën kërkesën e pazakontë

Deputeti i Rithemelimit, Tomorr Alizoti ka marrë fjalën në Kuvend ku nuk i kurseu as emocionet dhe përjetimet personale teksa foli për çështjen e...

“Çdo ndërtesë do ketë kod unik”/ Balla: Do jemi vendi i parë në Ballkan…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se Ministria e Brendshme po punon për të pasur regjistër adresash në...

Çfarë po ndodh? FNSH dhe ‘Shqiponjat’ kontrolle ‘blic’ në Fushë-Krujë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponjat kanë nisur disa kontrolle 'blic' në Nikël të Fushë Krujës. Mësohet se kontrollet po bëhen në disa prej...

I dyshuar si porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit/ Ky është Dritan Nano

Personi që po shihni në foto, është Dritan Nano. Sipas grupit hetimor, Nano është organizatori dhe porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi,...

Lajme të tjera

Web TV