Shkarkohet nga detyra Gjyqtarja e Apelit Tiranë dhe prokurori i Shkodrës, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i Shkodrës Arben Smaçi dhe Gjyqtarja e Apelit të Tiranës Maria Qirjazi largohen nga sistemi i drejtësisë. Vendimet u morën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtuan ankimin e subjektit të rivlerësimit Arben Smaçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, vendosi sot (9 nëntor 2023) unanimisht lënien në fuqi të vendimit të 21 korrikut 2021 që shkarkonte nga detyra prokurorin e Shkodrës. KPK konkludoi se Smaçi kishte kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme për pasurinë.

Procesi i vetingut për prokurorin e Shkodrës zbuloi se ai kishte kryer deklarim të rremë për çmimin e një apartamenti në Tiranë, që pretendonte se e kishte blerë në shumën 50 mijë euro, në të njëjtën ditë që shitësi e kishte blerë vetë për 90 mijë euro.

Ndërkohë trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpallën më 8 nëntor 2023 vendimin që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Maria Qirjazi.

KPA, me shumicë votas,h la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 25 shkurt 2021 i cili shkarkoi gjyqtaren pasi u konkluduan probleme për pasurinë./  S.M

Të fundit

Tre shenjat më me fat në muajin Mars dhe kombinimet më të mira për dashurinë

I ftuar në një  emision televiziv, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim për muajin...

Raporti i AMF/ Në 25-vjetorin e themelimit, SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve

Ashtu siç u mbyll viti 2023, nis edhe viti 2024. SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompani më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve...

25 vendet më të shëndetshme në botë

Në këtë artikull, ne do të hedhim një vështrim në 25 vendet më të shëndetshme në botë. Kur diskutohet për vendet më të shëndetshme në botë si...

BRICS do të lëshojë një monedhë të vetme të ngjashme me Euron

Aleanca BRICS po kërkon të punojë për një monedhë alternative për të përballuar dollarin amerikan. Blloku po përpunon disa opsione për t'i dhënë fund varësisë...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë këngëtarja virale në TikTok

E njohur me emrin e saj artistik Cat Janice, këngëtarja 31-vjeçare dhe nënë e një djali 7-vjeçar, ka vdekur pas një beteje me kanc*rin. Familja...

Lajme të tjera

Web TV