Eurostat: Spanjollët me jetëgjatësinë më të lartë në Europë, Bullgarët jetojnë më pak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jetëgjatësia mesatare e një europiani është 80 vjeç e 1 muaj për vitin 2021 sipas Eurostat. Statistika e fundit të publikuara këtë javë, marrin në shqyrtim 13 shtete, ku jetëgjatësia mesatare sipas zonave të studiuara varion nga 69 vite në 85 vjet.
Spanja është ajo që mban shifrën më të lartë 85.4 vite, duke lënë pas vende si Zvicra, Suedia, Norvegjia që njihen për nivelin më të lartë të jetesës.

Ndërsa me jetëgjatësinë më të ulët e mban Bullgaria me një mesatare prej 69,7 vitesh.

Edhe pse jetëgjatësia mesatare u ul gjatë viteve të pandemisë, sipas Eurostat tendencat janë që jetëgjatësia mesatare të rritet në vitet në vijim, kjo për shkak të disa faktorëve.

Rritja e standardeve të jetesës, përmirësimi i stilit të jetesës dhe arsimimi më i mirë, si dhe aksesi më i madh në shërbime shëndetësore cilësore, janë faktorët kyç në rritjen e moshës mesatare të jetëgjatësisë, dhe aty ku shifrat janë më të ulëta, edhe qasja e popullsisë ndaj këtyre faktorëve është më e ulët.

Pozitive është shifra edhe për Shqipërinë ku jetëgjatësia mesatare shënon 79.1 vite për 2022. Sipas INSTAT jetëgjatësia te burrat është 77 vite e 3 muaj, ndërsa te gratë 80 vite e 9 muaj. Kjo do të thotë që gratë jetojnë gati 4 vite më shumë se burrat.

Ndryshimi nga 2021 është i konsiderueshëm ku jetëgjatësia mesatare ishte 76.5 vite. Për burrat jetëgjatësia mesatare ishte 74.4 vite ndërsa për gratë 78.7 vite.  /O.S

 

 

 

Të fundit

“Janë 3 banda”/ Lubonja: Liderët politikë kanë grabitur shqiptarët

Në emisionin Open në News 24 u diskutua për deklaratat e kreut të PL Ilir Meta, si dhe për...

Françeska Murati në pritje të fëmijës së dytë, konfirmon lajmin në rrjetet sociale

Françeska Murati i dha sinjalet e para të pritjes së ëmbël vetëm pak ditë më parë, në një bisedë me ndjekësit e saj. Për...

Sefa: Është krijuar një koalicion anti-SPAK, ja pse ka frikë Edi Rama

Avokati Indrit Sefa në studion e emisionit “Open” në News24 tha se sot kemi një koalicion anti-SPAK, dhe do e shikoni se pas dy...

Berisha: “Kush prek votën, duhet të lërë kokën”

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe të mos qëndrojnë...

“U bë forca ime”, ja kujt ia dedikon fitoren e “Ferma VIP” Dijonis Biba

Dijonis Biba u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i edicionit të parë të “Ferma VIP”. Ai u shpall si më i preferuari i publikut...

Lajme të tjera

Web TV