Izraeli akuzon gazetarët e Gazës se kanë pasur njohuri për sulmin e Hamasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri izraelit për Komunikime, Shlomo Karhi, i ka akuzuar katër gazetarë me bazë në Gazë, që kanë punuar me mediat perëndimore, se kanë pasur informacione për sulmin e Hamasit në Izrael.

Karhi u ka thënë mediave si Reuters, AP, CNN dhe New York Times se “individë brenda organizatave tuaja kanë pasur njohuri paraprake për këto veprime të tmerrshme”.

Reuters, AP, CNN dhe New York Times e kanë mohuar një pretendim të tillë.

New York Times ka thënë se “akuza të tilla të pabaza” i rrezikojnë bashkëpunëtorët e jashtëm.

Hamasi ka nisur sulme shkatërruese dhe të pashembullta në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë më shumë se 1.400 civilë dhe ushtarë izraelitë, dhe i ka kidnapuar më shumë se 240 persona tjerë.

Në imazhet e shkrepura prej fotografëve janë parë: një tank i djegur izraelit, palestinezët duke e thyer barrierën në komunitetin Kfar Aza dhe skena tjera të sulmit.

Karhi ka thënë se sulmet kanë ndodhur në vendin ku kanë qenë prezentë gazetarët “teksa i kanë dokumentuar këto tmerre, dhe kështu janë bërë pjesëmarrës në këto ngjarje të tmerrshme”.

Ministri izraelit i ka bërë këto deklarata pas sugjerimeve të faqes pro-Izraelit Honest Reporting, se prezenca e gazetarëve mund të ketë qenë “pjesë e planit”.

Mirëpo katër agjencitë e akuzuara kanë lëshuar deklarata duke thënë se nuk kanë pasur marrëveshje paraprake me asnjërin prej gazetarëve për të dërguar fotografi.

“Asnjë pjesëtar i stafit të AP-së nuk ka qenë në kufi në kohën e sulmeve dhe asnjë pjesëtar i stafit të AP-së nuk e ka kaluar kufirin në atë kohë”, është thënë në deklaratën e agjencisë.

“Kur pranojmë fotografi prej bashkëpunëtorëve të jashtëm, ne marrin shumë hapa për ta verifikuar vërtetësinë”.

Lexo edhe :  Regjisori i “Titanik”-ut zbulon nje sekret të filmit më të shtrenjtë të realizuar

Agjencia ka thënë se nuk është duke punuar më me njërin prej gazetarëve, Hassan Eslaiah, i cili është parë në një fotografi me liderin e Gazës, pjesëtarin e Hamasit, Yahya Sinwar.

Edhe CNN ka thënë se i ka pezulluar të gjitha kontaktet me një tjetër bashkëpunëtor të jashtëm.

New York Times e ka mbrojtur punën e disa bashkëpunëtorëve të saj për mbulim të luftës, dhe akuzat i ka cilësuar si të pavërteta.

Edhe Reuters e ka mohuar të ketë pasur dijeni paraprakisht për planet.

Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve ka thënë se të paktën 39 gazetarë dhe punëtorë mediash janë vrarë prej nisjes së luftës, përfshirë 34 palestinezë, katër izraelitë dhe një libanez. REL

Të fundit

Ikja pa kthim, 604 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë në një vend të BE-së në 20 vjet

Janë 604 mijë shqiptarë që janë pajisur me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian në 20 vitet e...

Mbi të pakënaqurit nga Perëndimi, që ka zbarkuar në Tiranë

Nga Mero Baze Mbajtja sot e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE për planin e ri të rritjes, si dhe ai i një dite më...

Berisha: Dy takimet në Tiranë nuk ishin samite

Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për dy samitet e mbajtura në Tiranë në dy ditët e fundit. Berisha tha se të dyja takimet...

U tha se thumboi Arbana Osmanin për ‘Big Brother VIP’, reagon Dea Mishel

Një postim i Dea Mishel gjatë spektaklit të kaluar të 'Big Brother VIP Albania 3' shkaktoi disa polemika në rrjet. “Unë e ndjek Big-un sivjet...

A ka pasur Shqipëria Aleks Navalny-t e saj?

Nga Ylli Pata Historia e eleminimit të njeriut që mund t’i trondiste pushtetin Vladimir Putinit ka marrë sot kryeartikutjt e mediave kryesore në botë. Disa thonë...

Lajme të tjera

Web TV