Një tjetër kategori përfiton rritje page në administratë, hyn në fuqi dhe ligji i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrogëtarët dhe pensionistët duket se i presin lajme të mira. Kështu këtë muaj ka hyrë në fuqi sistemi i ri i pagave për punonjësit e OSHEE-së, që sjell një rritje prej rreth 30 % pagave. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se në reformën e ndërmarrë për pagat në këtë sektor, fokus kanë qenë punonjësit e terrenit, elektricistët, teknikët, inxhinierët dhe faturistët. Këta, tha zv/kryeministrja janë edhe aktorët kryesor që kanë rolin më të madh në mbledhjen e të ardhurave. “Paga e elektriçistit që deri sot ishte 50 mijë lekë, shkon në 70 mijë lekë. Po ashtu, çdo punonjës do të përfitojë edhe nga përllogaritja e re e vjetërsisë në punë, bazuar në vlerësimin e atyre që kanë më tepër vite pune”, u shpreh Balluku. Sipas zv/kryeministres do të zbatohet e njëjta skemë që u vendos në prill të vitit të kaluar për administratën qendrore, që është 0.6 % për 10 vitet e para të punës, 0.8 % e pagës për funksion për 10 vitet e dyta të punës dhe 1 % për 10 vitet e treta të punës.

Pensionet

Por punonjësit e OSSH nuk janë të vetme që do kenë përfitim, pasi në fund të javës së kaluar ka hyrë në fuqi edhe ligji ri “Për fondet e pensionit privat”. Ligji u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në shtator dhe u botua në Fletoren Zyrtare më datë 20 tetor, ndërsa përmbajtja e tij parashikonte hyrjen në fuqi 15 ditë pas publikimit. Ligji i ri do të sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve. Me ligjin e mëparshëm, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontributet në pensione private, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Duke qenë se përjashtimi nga taksat lidhet me nivelin e pagës minimale, pritet që ky stimul të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë. Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat. Në rast tërheqjeje të parakohshme të fondit të pensionit (përpara përmbushjes së kushteve ligjore), vlera e tërhequr do të tatohet e gjitha me normën ligjore të tatimit mbi të ardhurat (15%, sipas ligjit aktual). Ligji sjell për herë të parë edhe një formë të re të fondit privat të pensionit, atij me pjesëmarrje të mbyllur. Fondi i këtij lloji mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit. Ky fond është i ngjashëm me skemat profesionale të pensioneve që aplikohen aktualisht nga disa kompani, por ndryshimi është se në fondet e mbyllura pjesëmarrja është ligjërisht është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme. Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve në fondet e pensionit privat në mesin e këtij viti arriti në 37 594 anëtarë. Numri i anëtarëve të fondeve është zgjeruar me 3% ose 1076 anëtarë që nga fillimi i vitit 2023. Me gjithë rritjen e qëndrueshme të viteve të fundit, depërtimi i pensioneve private dhe vlera e aseteve për çdo anëtar ngelen modeste. Më pak se 3% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve sot kontribuojnë për një pension privat në pleqëri. Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në mesin e këtij viti arriti në 6.19 miliardë lekë, në rritje me 8.6% që nga fillimi i vitit dhe me 20.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV