Një përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve pas mbylljes së mbledhjes së komisionit të Çështjeve Evropiane.
Nga pamjet e siguruara duket se Sula i drejtohet Çollakut, i cili nuk bën pjesë te deputetët demokratë në mbështetje të Rithemelimit, si “dele”, pasi ky i fundit nuk largohet nga salla.
“Jeni bërë dele mo Niku”, i thotë Sula deputetit që shërben edhe si nënkryetar i PD-së. “O kokrra e.., mos të të them ndonjë fjalë tjetër”, vijoi ai drejt Çollakut.
Ndihmës Sekretari Amerikan “zbarkon” në Paris, paralajmëron takimin e parë me Kurtin, ja çfarë pritet
Bosi i drogës Dritan Rexhepi kapet në Stamboll, reagon ministri Balla
Priten reshje bore? Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë: Duke nisur nga dita e shtunë…
Çollaku replikoi duke i thënë Sulës se nuk e bën Ina Ramën presidente, duke iu referuar një propozimi të hershëm të Sulës për emërimin e ish-kryeprokurores si kryetare të shtetit.
Sula iu kthye duke i thënë se është krenar për propozimin e tij, ndërsa debati më tej u zhvillua në korridorin jashtë sallës me tonë të larta./E.T