Rekord në maternitetin e Ontarios, bebja lind rreth 8 kilogramë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Foshnja e lindur disa ditë më parë në Kanada kishte një ndryshim të rëndësishëm nga të porsalindurit e tjerë, ishte pothuajse dyfishi i mesatares. Në veçanti, djali i vogël i Britteney Ayres, fëmija i pestë i familjes me emrin Sonny, në ditën e parë të jetës së tij ishte 55 cm i gjatë dhe peshonte rreth 8 kg. Jo çuditërisht, ai ka lindur me prerje cezariane. Ai theu kështu rekordin e 13 viteve të fundit në maternitetin në Ontario, ku erdhi në jetë.

Familja ka ende gjithashtu tre djem, 6, 5 dhe 3 vjeç, dhe një vajzë, 1 vjeç, të cilët gjithashtu kanë lindur të mëdhenj (djali dhe vajza më e vogël, gati 7 kilogramë), megjithëse jo aq sa motra e tyre.

Gjinekologu i familjes, Dr. Asa Ahimbisibwe, u tha gazetarëve se ata prisnin që Sonny të lindte i madh, “por jo aq i madh. Kur e vendosëm në peshore ishim të sigurt”, tha doktori, duke shtuar se kur e panë peshën e tij, mjekët dhe mamitë filluan të brohoritnin.

Gjinekologu i familjes, Dr. Asa Ahimbisibwe, u tha gazetarëve se ata gjithashtu prisnin që Sonny të lindte i madh, por jo aq i madh. Kur e vendosëm në peshore, tha doktori, mjekët dhe mamitë filluan të brohorisnin.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pesha mesatare e një djali të porsalindur është rreth 3.5 kg, ndërsa foshnjat më të mëdha zakonisht nuk i kalojnë 4.5 kg. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, në vitin 1879 lindi foshnja më e rëndë në histori, ishte me peshë 11 kilogramë, por ai vdiq 11 orë pas lindjes./E.Ç

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV