test

Depresioni, stresi dhe pagjumësia: Në çfarë moshe arrijnë kulmin problemet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza e moshës së mesme është e vërtetë dhe po prek 50-vjeçarët e sotëm edhe nëse të ardhurat e tyre janë të mjaftueshme, zbulon një studim i ri.

Njerëzit në të 40-at dhe të 50-at raportojnë më shumë probleme të shëndetit mendor , rritje të stresit dhe presionit dhe më pak kënaqësi nga jeta sesa të rriturit më të rinj ose më të vjetër.

Prandaj, kriza e moshës së mesme është shumë reale dhe ekziston, thonë ekonomistët nga Britania, SHBA dhe Singapori në një studim të lidhur të publikuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER) të titulluar “Krtiza e moshës së mesme”. Njerëzit në të 40-at dhe 50-at e tyre po kalojnë kohën më të keqe dhe më stresuese të jetës së tyre, pavarësisht faktit se të ardhurat e tyre mund të rriten.

Gjithashtu, krijimi i familjes duket se nuk ndikon në situatën pasi të dhënat e hulumtimit tregojnë se të njëjtën krizë përjetojnë si ata që kanë fëmijë ashtu edhe ata që nuk kanë krijuar familje.

Një shpjegim i mundshëm i studiuesve është se fenomeni është për shkak të faktit se njerëzit e moshës së mesme mendojnë se kanë dështuar në qëllimet e tyre të jetës.

“Mosha e mesme është një kohë kur njerëzit kanë më shumë gjasa të vrasin veten, të kenë probleme me gjumin, kanë depresion klinik, kanë probleme me përqendrimin, harrojnë gjërat, ndihen nën presion në punë, vuajnë nga dhimbje koke torturuese dhe bëhen të varur nga alkooli,” autorët e studimit thanë, dhe theksojnë se “diçka themelore nuk shkon me moshën e mesme”.

Njerëzit e moshës së mesme kanë dy herë më shumë gjasa të përjetojnë depresion sesa ata mbi 60 dhe nën 25 vjeç.

Lexo edhe :  Vera sjell fluks virozash te fëmijët, mjekët ngrenë alarmin

Rreziku i vetëvrasjes u gjet në kulmin rreth 50 për burrat dhe pak më herët për gratë, thanë autorët.

Burrat në të 50-at shohin gjithashtu një kulm në shqetësimet e gjumit dhe raportojnë orët më të pakta të gjumit – edhe ata pa fëmijë.

Termi krizë e moshës së mesme u krijua nga psikoanalisti Elliott Jaques në vitin 1965. Ai e përshkroi atë si grup ndryshimesh në identitetin e një personi që ndodh në kalimin në moshën e mesme, zakonisht nga 45 në 65 vjeç.  /   S.M

Të fundit

Tri gjërat që duhet të bëni për të fituar zemrën e një gruaje

Sipas një prej sondazheve në rrjetet sociale, ka disa gjëra kyçe që gratë presin nga partnerët e tyre të...

Media gjermane “BILD”: Zbuloni gjithçka rreth kulturës së vendit mesdhetar, Shqipërisë

Thesare historike, peizazhe idilike, vende fetare: Shqipëria ka gjithçka për të ofruar, shkruan Emily Pradel në një artikull të botuar në të përditshmen gjermane...

Vera e nxehtë dhe temperatura të larta, sa herë në ditë duhet të bëjmë dush

Temperaturat e nxehta janë të mundimshme. Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë verës si pasojë e këtyre temperaturave. Dushi tingëllon idea më e mirë...

Do të jetë pjesë e një edicioni të ri? Ja çfarë zbulon Egla Ceno

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top...

Poeti Agim Doçi pëson hemoragji cerebraleWe

Kompozitori dhe tekstshkruesi, Agim Doci ka pësuar hemorragji cerebrale, ku për pasojë është shtruar në Shërbimin Neurovaskular. Doçi u referua në QSUT nga Spitali Bashkiak...

Lajme të tjera

Web TV