Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Energjia, mes kapriçove të motit dhe importit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht zbehjes së presionit që solli kjo krizë, askush nuk duket se e ka ulur vigjilencën. Për Shqipërinë, skenari është ai standard.

Nëse kapriçot e motit, të ndikuara edhe nga fenomeni El Nino (që i është shtuar ekuacionit këtë vit) do të sjellin shira, duke përmirësuar situatën hidrike, atëherë prodhimi do të sigurohet në kaskadë. Nëse ato do të mungojnë, furnizimi do të plotësohet me importe.

Fundi i muajit të dytë të vjeshtës i gjeti shqiptarët me temperaturat e një pranvere të ngrohtë. Reshjet, tipike të këtij sezoni, ishin të rralla dhe duket se sytë janë tek ajo që mund të sjellë nëntori që sapo ka nisur.

Si një vend i varur tërësisht nga burimet hidrike të energjisë, reshjet marrin një rëndësi të jashtëzakonshme në kushtet kur niveli në kaskadën e Drinit, zemra energjetike e vendit, ka rënë ndjeshëm.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare u është rikthyer blerjeve në tregun e lirë si një formë për të siguruar nevojën e furnizimit me energji. KESH konfirmoi për “Monitor” se gjatë këtij viti, kryesisht në 6-mujorin e parë furnizimi u bazua te prodhimi në kaskadë. Në korrik-tetor kanë nisur blerjet të kombinuara me prodhimin më të reduktuar në kaskadë.

Dimri 2023-2024 krijon idenë e një dimri dukshëm më të qetë se ata të dy viteve më parë, kur kriza e energjisë nisi dhe kulmoi duke vënë në alarm pjesën më të madhe të globit, por sidomos Europën. Pavarësisht zbehjes së presionit që solli kjo krizë, askush nuk duket se e ka ulur vigjilencën.

Për Shqipërinë, skenari është ai standard. Nëse kapriçot e motit, të ndikuara edhe nga fenomeni El Nino (që i është shtuar ekuacionit këtë vit) do të sjellin shira, duke përmirësuar situatën hidrike, atëherë prodhimi do të sigurohet në kaskadë. Nëse ato do të mungojnë, furnizimi do të plotësohet me importe.

Energjia, mes kapriçove të motit dhe importit

Të paktën në bursa, çmimet mbeten dukshëm më të ulëta pavarësisht frikës së krizës që ende qëndron mbi të gjithë. Europa, kërkesa e së cilës jep një efekt zinxhir në çmime, i ka paraprirë dimrit, duke siguruar që në fillim të shtatorit 90% të rezervave të gazit.

Konflikti Rusi-Ukrainë, që mbetet një vatër aktive dhe me ndikime në tregje, ishte shtysa kryesore e vendeve si Gjermania dhe Franca, për të çuar para me shpejtësi përmbushjen e nevojave dhe marrjen e masave paraprake për dimrin para. Një krizë furnizimi është shumë larg materializimit por çmimet mbeten sërish më të larta dhe objekt pakënaqësie. KESH: Importet në korrik-tetor arrijnë në 50 milionë euro.

Viti 2023 cilësohet si një vit i mirë në aspektin hidrik. Prodhimi i bollshëm i dha mundësi KESH që, në pjesën e parë të vitit, të siguronte furnizimin në vend, të shiste në treg disa dhjetëra milionë euro, si dhe të depozitonte një sasi energjie në Kosovë sipas marrëveshjeve.

Teksa tashmë kanë nisur importet, ato llogariten në 50.2 milionë euro në periudhën korrik-tetor. Kjo vlerë është gati 10 herë më e ulët se kostoja e importeve të Korporatës në vitin 2022, kur çmimet prekën nivele të çmendura prej 1047 euro/MWh, në fund të gushtit.

Kostoja totale e importeve pritet të shihet vetëm në fund të vitit dhe deri atëherë, asgjë nuk është e sigurt me përjashtim të faktit që me kushtet aktuale në bursa, pavarësisht sasisë që do të importohet, kostoja nuk do të mbetet larg në raport me vitin paraardhës.

Në korrik-tetor, KESH ka importuar 458 mijë MWh energji me çmim mesatar prej 109.71 euro/MWh. Sa u takon depozitimeve, Korporata gjatë këtij viti hapi disa procedura që jo në të gjitha rastet përfunduan me nënshkrimin e një kontrate. Vetëm me Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, KESH pati depozitim që, sipas të dhënave zyrtare të raportuara, ka arritur në 67 mijë MWh.

Lexo edhe :  Sa do kushtojë buka/Nga 1 nëntori çmimi i energjisë rritet 15% në orët e pikut të furrave

Dimri, Sekretariati: Shqipëria do të përballet me rreziqe të furnizimit me energji

Ballkani Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, mund të përballet këtë dimër me të njëjtat rreziqe që përjetuan edhe më herët të lidhura me furnizimin me energji. Një raport i Komunitetit të Energjisë vlerëson se vendet e Ballkanit kanë pasur ecuri të mirë në disa aspekte të sektorit, por sfidat para nuk janë të pakta.

Në një nënndarje të veçantë, e titulluar “Sfidat kyçe para”, renditen katër pika, që janë të vlefshme për Ballkanin, përfshirë këtu Shqipërinë. Sfida e parë analizon dimrin që kemi para.

“Duke parë dimrin 2023/24, Palët Kontraktuese në Ballkanin Perëndimor do të përballen me rreziqet që kërcënojnë sigurinë e furnizimit të tyre me energji elektrike. Stabiliteti do të varet nga faktorë të tillë si konsumi i energjisë elektrike, veçanërisht gjatë periudhave të ftohta, kushteve hidrologjike (çekuilibër të mundshëm në vende si Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nëse hidrologjia është e thatë), dhe disponueshmëria e kapaciteteve ekzistuese termike për të siguruar disponueshmëri të lartë dhe për të zvogëluar rrezikun”, – thuhet në raport.

Sfida e dytë është diversifikimi, ku thuajse të gjithë vendet janë angazhuar për investime në kapacitete potenciale që po instalohen, por vlerësohet se do të duhen 2-3 vite për të arritur një panoramë të re diversifikimi.

“Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë vazhdojnë të demonstrojnë cenueshmëri dhe elasticitet të reduktuar në skenarë ekstremë, duke theksuar urgjencën e përshpejtimit të tranzicionit të energjisë dhe dekarbonizimit, duke integruar më shumë energji të rinovueshme.

Interesi i lartë i investitorëve, duke arritur rreth 20 GW në Serbi, rreth 7 GW në Bosnjë dhe Hercegovinë, mbi 4 GW në Maqedoninë e Veriut dhe investimet në shkallën gigavat në Shqipëri dhe Malin e Zi, sugjerojnë mundësinë e zhvillimit të shpejtë të kapaciteteve (2-3 vjet).

Megjithatë, pengesat që lidhen me procedurat e lejeve, lidhjes në rrjet dhe balancimin e sistemit të energjisë, për shkak të burimeve të kufizuara të fleksibilitetit duhet të adresohen urgjentisht”,- thuhet në pikën 2.

Në pikën e tretë, për t’i kapërcyer këto sfida, Sekretariati rekomandon përshpejtimin e integrimit të burimeve të rinovueshme, krijimin e tregjeve të likuiditetit të energjisë elektrike (veçanërisht tregjet brenda ditës dhe ato balancuese), rritjen e shkëmbimeve ndërkufitare dhe përafrimin e çmimeve të energjisë elektrike me pakicë me tarifat e shitjes me shumicë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme për konsumatorët vulnerabël, veçanërisht gratë, fëmijët dhe minoritetet, të cilët janë më të cenueshëm ndaj varfërisë energjetike.

“Masat e eficiencës së energjisë rekomandohen gjithashtu për reduktimin afatmesëm të rrezikut, me mbështetjen e Sekretariatit. Hapja e plotë e tregut të energjisë elektrike, bashkimi, pjesëmarrja në sistemet e tregtimit të emetimeve (ETS) për të lehtësuar heqjen e qymyrit, integrimi i burimeve të rinovueshme dhe bashkëpunimi rajonal mbeten veprime kryesore për sistemet e qëndrueshme të energjisë dhe zbutjes së rrezikut”, – nënvizon Sekretariati.

Risku i fundit lidhet me gazin që, ashtu si vitin e shkuar, edhe këtë dimër shihet si problem, të paktën për vendet që kanë një përdorim të gjerë ku Shqipëria nuk bën pjesë./ Revista Monitor /   S.M

Të fundit

Kriteret/ Gjermania lehtëson kushtet e punës sezonale për studentët e Ballkanit

Gjermania ka lehtësuar kushtet e punësimit sezonal për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk do të thotë se...

‘E vërteta do triumfojë’/ Salianji del nga selia e PD niset drejt drejtorisë së Policisë

Deputeti Ervin Salianji ka dalë nga selia e PD dhe është drejtuar për te Policia e Tiranës, ku do të vetëdorëzohet. Salianji është ndalur për...

Biden harron ku ndodhet para liderëve botërorë: Mirëserdhët në Uashington!

Në gafën e tij të fundit, presidenti amerikan Joe Biden harroi se po fliste në Manhattan të mërkurën, dhe në vend të kësaj vazhdoi...

Salianji pranoi të dorëzohet, militantët e PD mblidhen para Policisë së Tiranës

Dhjetëra militantësh të PD janë mbledhur para Policisë së Tiranës në mbështetje të Ervin Salianjit. Ku i fundit do të dorëzohet në polici, pas vendimit...

1-vit burg për Salianjin, analisti Frrok Çupi: U ndëshkua një politikan që shpif

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në një studio televizive, tha se dënimi i Salianjit me 1 vit burg ishte një shpresë që më në...

Lajme të tjera

Web TV