Fundjava me reshje shiu e breshër, në zonat malore do ketë dëborë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri të lartë.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa të forta elektrike e lokalisht breshër. Në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike. Në relievet malore në veri dhe në verilindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës ditën e Shtunë fiton shpejtësi 13-19m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5ballë. Ditën e Diel valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.  /   S.M

Të fundit

A është Shqipëria gati për t’u anëtarësuar në BE? ja si përgjigjet Rama

Duke folur për median, kryeministri Edi Rama është pyetur nëse Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Kreu...

“Ju i dënoni, ne i lirojmë”/ Basha: “Amnistia Penale”, mesazh për drejtësinë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat ka deklaruar se Amnisti penale është një mesazh për drejtësinë. Ai tha se një...

Tronditëse/ Sherr brenda familjes, daja plagos nipin

Një konflikt në një rrjet familjar në Kuçovë, ka bërë që daja të plagosë me thikë djalin e motrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e...

A të shkakton vërtet thinja stresi?

Folikulat e flokëve tanë përmbajnë një substancë që quhet melanocytes me anë të saj qelizat prodhojnë pigmentin që na jep ngjyrën natyrale të flokëve....

Miratimi i marrëveshjes për emigrantët/Rama: Shqipëria e Italia përballë sfidës guximshme

Ka reaguar kryeministri Edi Rama pas miratimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Rama: Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm ndërmjet...

Lajme të tjera

Web TV