Leku i “pandalshëm” kundrejt Euros, mbyllet një javë zhgënjyese për monedhën europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leku ka regjistruar një nivel të ri mbiçmimi ndaj valutave dhe sidomos monedhës së përbashkët europiane.

Në mbyllje të kësaj jave , leku dje u këmbye me 104,42 euro, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është edhe niveli më i ulët nga 25 gushti ku monedha europiane regjistroi vlerën më të lartë në 110,58 lekë, pas një ecurie zhgënjyese gjatë sezonit turistik.

Ndërkohë, dollari amerikan ka rifituar lehtë terren duke u këmbyer me 97,84 lekë, por mbetet në vlera ende të ulëta, raporton “SCAN”. Mbiçmimi i lekut ndaj valutave u shpjegua me hyrjet e larta të këtyre të fundit gjatë një sezoni të suksesshëm turistik.

Por, ndonëse kjo është lënë pas tashmë, ecuria e euros vijon në rënie nga dita në ditë. Nënçmimi i euros ka qenë një nga shqetësimet kryesore të sipërmarrjeve shqiptare që prodhojnë për eksport, të cilat i vlerësuan humbjet në rreth 50 milionë euro. Por, nga ky fenomen është prekur edhe buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, vlerësohet se arkës së shtetit i mungojnë të paktën 15 miliardë lekë deri në fund të shtatorit, për shkak të programimit të të ardhurave mbi bazën e supozimeve të kursit të këmbimit euro/lek për rreth 120 lekë dhe USD/lek, rreth 110 lekë.

Ndërkohë, megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i përket borxhit të jashtëm.

Për të frenuar disi këtë nënçmim të euros, në fillim të muajt gusht Banka e Shqipërisë njoftoi se do të rriste kuotat vjetore të blerjes së monedhës europiane në treg, nga 220 milionë, në 300 milionë.

Lexo edhe :  Nga leja vjetore te..../ Rregullorja e re e Policisë së Shtetit

Ndërkohë, që Guvernatori Sejko ka deklaruar disa herë që nëse do të vërehen luhatje të pazakonta, institucioni që ai drejton do të ndërhyjë sërish me blerjen e eurove në tregun e lirë.  /   S.M

Të fundit

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët, luhatjet e bursës dhe lojtarët e futbollit?

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët që kërkojnë ushqim, luhatjet e bursës dhe lëvizja e ekipeve të futbollit ? Mund të duket si një kombinim i çuditshëm, por ekziston një element matematikor që lidh këto fenomene: i...

Lajme të tjera

Web TV