Kujdes, antibiotikët më pak efikasë, ekspertët ngrenë sirenat e alarmit: Jepen pa recetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin se në shumë vende të botës antibiotikët që përdoren për trajtimin e infeksioneve tek fëmijët po humbasin efektivitetin e tyre.

Ky fenomen ndodh edhe në vendin tonë për shkak të abuzimit në përdorim edhe për infeksionet më të thjeshta.

Mjekët hasen çdo ditë me situata të tilla, por sipas tyre kjo shoqërohet me pasoja të mëdha në organizëm.
“Kemi raste të përditshme dhe kemi plot raste që vetë-mjekohen duke marrë antibiotikë. Këto janë raste shumë të vështira për t´u trajtuar sepse duhet bërë ekzaminimet dhe të shikojmë standardin e antibiotikut që ka përdorur që t´i rekomandojmë diçka tjetër që të dominojmë situatën.”

Antibiotiku nëpër farmaci, në vendin tonë jepet njësoj si aspirina, e cila nuk kërkon recetë. Madje, shpesh herë vetë farmacisti ta rekomandon atë për ulje temperature. Ndaj bluzat e bardha këshillojnë që farmacia nuk duhet të jetë dera e parë ku prindërit duhet të drejtohen”, thotë mjeku Bektash Mandri për mediat.
“Farmacia kurrë nuk do të jetë porta e parë e mjekimet për asnnje lloj produkti. Edhe një shurup i thjeshtë merret tek mjeku, pasi ai është kompetent për ta dhënë”, tha ai.

Shumë antibiotikë të rekomanduar nga OBSH për trajtimin e sëmundjeve pediatrike, si meningjiti, infeksionet e gjakut, pneumonia, tani janë më pak se 50% efektive./e.t

Të fundit

Miratimit i Ligjit për Zonat e Mbrojtura, Ina Zhupa “shpërthen” ndaj Kumbaros: Dështake..

Pas miratimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura, Ina Zhupa ka folur për mediat duke thënë se do të...

“Turizëm me lekët e taksapaguesve”/ Erkand Qerimaj akuza të rënda’ kreut të Peshëngritjes

Erkand Qerimaj, peshëngritësi kampion ka akuzuar kreun e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozën, se abuzon me fondet e taksapaguesve dhe prej 2013 e...

Çfarë ndodhi mes çiftit? Ilnisa i lë partnerin për një natë Eglës: Sonte fli me Meritonin

Banorët e “Big Brother Vip”, Ilnisa Agolli dhe Gazi, së fundmi kanë injoruar hapur aktoren Egla Ceno, duke e quajtur atë fëmijë të vogël. Gazetarja...

Tom Cruise ndahet nga ish-gruaja e oligarkut rus Elsina Khayrova

Thuhet se Tom Cruise është ndarë nga e dashura e tij socialiste ruse, Elsina Khayrova, vetëm disa ditë pasi takoi fëmijët e saj. Aktori i...

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli ironizon “Big Brother VIP 3”

Fituesi i “BBV2”, këngëtari Luiz Ejlli ka dhënë mendimin e tij për edicionin e tretë të Big Brother VIP duke e krahasuar me emisionin...

Lajme të tjera

Web TV