Apple ka dëshmuar të jetë një kompani që gjithmonë dëshiron t’i bëjë gjërat në mënyrën e vet, edhe nëse shpesh kritikohet shumë. Megjithatë, kompania më e vlefshme në botë e ka gjetur “telashin” me Bashkimin Europian. Kompania mund të ketë thënë se UBC Type C që hyri në serinë iPhone 15 është një teknologji që përdoret tashmë në iPad dhe MacBooks, por është një sekret i hapur që e bëri këtë veprim për shkak të presionit nga BE.
Duket se së shpejti Apple do të detyrohet të bëjë një kompromis të ri. Pak kohë më parë, kur shpalli funksionet e reja që do të sillte iOS 17, bëri të ditur se përdoruesit e iPhone do të mund të shkarkojnë aplikacione jashtë App Store.
Sipas të mirëinformuarve për çështjet e Apple, 9to5Mac, në versionin beta të iOS 17.2 ekziston një API (ndërfaqe e programimit të aplikacionit) që zbulon se kompania do të integrojë opsionin për të shkarkuar aplikacione të palëve të treta në përditësimin e ardhshëm të softuerit.
Pse Apple ka qenë negativ për kaq shumë vite?
Kjo lëvizje është për shkak të ligjit të miratuar nga Bashkimi Evropian, i quajtur Akti i Tregjeve Dixhitale, i cili do të zbatohet nga viti 2024. Qëllimi është që tregjet dixhitale të jenë më të hapura pa taktika monopoli.
Apple ka argumentuar për vite se mbështetja e opsionit për të shkarkuar aplikacione jashtë App Store do të minonte privatësinë dhe sigurinë duke mos qenë në gjendje të kontrollonte nëse një aplikacion ka malware. Nga ana tjetër, ky vendim është një frymë e madhe për zhvilluesit që u ngarkuan deri në 30% komision nga Apple për blerjet brenda aplikacionit që ishin të disponueshme në App Store./E.Ç