Gjithsecili në rrugën e tij, këto janë çiftet e njohura që u ndanë gjatë 2023-shit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që shumë çifte të njohura presin ta mbyllin vitin me puthjen klasike nën veshtull, disa personazhe të showbiz-it shqiptar duhet ta kalojnë atë vetëm ose më saktë, jo me partnerin/partneren që jemi mësuar t’i shihnim zakonisht. 2023-shi ka qenë një vit tejet i larmishëm dhe ndarjet dihen që janë nga ato tema që bëjnë gjithmonë zhurmë. Më poshtë kemi listuar disa prej çifteve që i dhanë fund lidhjeve të tyre këtë vit.

Olsi Bylyku dhe Egli Tako

Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka qenë një nga më të komentuarat. Fillimisht ndarja e tyre u bë e ditur nga mediet, ndërsa më pas u konfirmua nga vetë dyshja. Olsi dhe Egli kishin një histori të gjatë dashurie që përfundoi për arsye që ende nuk dihen.

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek bënë bujë gjithashtu me ndarjen e tyre të papritur, në një kohë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për ta si në aspektin personal, edhe atë profesional. Dafonës nuk iu desh shumë kohë për të hapur zemrën dhe për të dashuruar seeish. Në portale qarkullon lajmi se do të martohet vitin tjetër me partnerin aktual, kurse për Dj. Geek nuk dihet asgjë.

Fero dhe Arbenita

E bujshme ishte dhe ndarja e Feros me Arbenitën, pas denoncimeve të kësaj të fundit për dhunë fizike nga ana e rreperit. Nga ana tjetër Fero i mohoi akuzat dhe tha se do ia lë në dorë drejtësisë për të zbuluar të vërtetën.

Bebe Rexha dhe Keyan Safyari

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha gjithashtu i dha fund lidhjes me regjisorin dhe producentin, Keyan Safyari. Shkak u bë një mesazh i tij lidhur me peshën e saj, gjë që Bebe-s nuk i ka pëlqyer dhe ka kërkuar ndarjen. Keyan Safyari më vonë sqaroi se thjesht ishte treguar i sinqertë me të dhe se kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme për t’u ndarë.

Lexo edhe :  'Më ka imituar emisionin!' Ilnisa shpërthen në ofendime të rënda për Ledjonën

Ricky Martin dhe Jwan Yosef

Vetëm pak ditë para se të vinte në Shqipëri, Ricky Martin u nda nga bashkëshorti i tij piktori suedez Jwan Yosef. Të dy shpjeguan se, pavarësisht divorcit, ende i bashkon një “miqësi e vërtetë” që shpresojnë ta ruajnë në të ardhmen. /E.Ç

Të fundit

I keni ditur më parë? Njihuni me karakteristikat më toksike të shenjës së Peshqve

Peshqit janë shenja e fundit e zodiakut dhe njëkohësisht më e ndjeshmja. Por çfarë e bën këtë shenjë toksike? Çfarë...

Kërkon t’i shpëtojë eliminimit, Sara vishet si mashkull dhe propozon për martesë…

Sara Gjordeni ka gjetur një mënyrë interesante që të bëjë për vete publikun dhe për t’i shpëtuar eliminimit. Ajo është veshur si mashkull, ka kapur...

Nga banorët e rinj, deri te çiftet e shtëpisë, gazetarja analizon gjithçka mbi “BBV3”

Gazetarja Klotilda Harka ishte e ftuar sot në një emision televiziv për një analizë mbi “Big Brother Vip 3”, banorët dhe situatat e krijuara...

Ja si të ruani shëndetin në një mjedis pune toksik

Ishte argëtuese, derisa nuk ishte. Kur filloi punën e tij të re, Gareth ishte duke qeshur, kompania e tij po bënte gjëra emocionuese, ai...

E bujshme nga gazeta gjermane “Bild”, Bayern i beson pankinën ish-trajnerit të Realit

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Lajme të tjera

Web TV