Sipas raportimeve, nga Policia e Fushë Arrëzit janë arrestuar dy vëllezër, përkatësisht shtetasit A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, pasi kanë dhunuar njëri-tjetrin. Për dy autorët, banues në Fushë-Arrëz, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasit A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./e.t