Monedha euro ka pësuar sërish rënie në kursin e këmbimit valutor në Shqipëri duke prekur nivelin më të ulët pas sezonit turistik. Së fundmi euro ka prekur nivelin e 103.97 krahasuar me 104.11 që ishte ditën e djeshme.
Po ashtu edhe dollari ka shënuar rënie krahasuar me ditën e djeshme duke u këmbyer me 95.82 lekë. /O.S