Vija e kuqe, Berisha e Bardhi i mbyllin derën Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha dhe Gazmend Bardhi nuk kanë pranuar të kenë në frontin e tyre opozitar Lulzim Bashën. Berisha e quan atë si kapërcim të vijës së kuqe, ndërsa për Bardhin, Lulzim Basha është i humbur në politikë.

Lulzim Basha ishte i pari që pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” i mbylli derën këtij të fundit si i padëshiruar në parti. Por pas dy viteve është Sali Berisha dhe Gazmend Bardhi i kanë mbyllur dyert Lulzim Bashës duke mos lejuar bashkëpunimin me të në kuaduar të opozitës së bashkaur. Sali Berisha dhe Gazment Bardhi janë gati që të bashkohen me të gjithë faktorin opozitar, por jo me Lulzim Bashën. Si lideri i Rithemelimit ashtu edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, refuzuan përpjekjen e aleatit Agron Duka, për të bashkuar opozitën, duke e cilësuar Bashën si një njeri që nuk përket i opozitës por përdoret nga Kryeministri Rama. “Unë qëndroj plotësisht te vija e kuqe. Siç e shihni ju, çdo javë dalin të dhëna të tjera tronditëse. Mos të mendojë kush se hetimi i 4 gazetarëve të BBC është i porositur nga Tirana. Jo, absolutisht. Por Lulzim Basha është përfundimisht i pakallur në rrafshin politik, e mban Edi Rama si shpifë arash”, është shprehur Sali Berisha.  Jo të gjithë e kuptuan, ndaj u detyrua të bënte një shpjegim.

“Kur fillon të piqet misri ose gruri, vërshojnë zogjtë dhe sorrat për t’u ushqyer. Atëherë fermerët marrin e bëjnë një dordolec, dhe e vënë që shpendët të mendojnë se është një njeri. E përdor Rama në kuptimin figurativ”, tha Berisha. Refuzimi i Berishës për t’u ulur me Bashën, u konfirmua edhe nga kreu i grupit, Gazment Bardhi. “Kushdo që ndjehet në opozitë me qeverinë e Edi Ramës t’i bashkohet frontit opozitar. Pyesni z. Basha nëse është në opozitë. Unë nuk e shikoj fare siç nuk e shikoni ju. E kam parë vetëm një herë të vraponte kur duheshin votat në seancë të ligjit të çimentimit të kapjes nga Edi Rama të Gjykatës Kushtetuese dhe besoj nga ajo ditë ka humbur nga vështrimi. Nuk e kam kërkuar sepse nuk është misioni im të kërkoj të humburit”, tha Bardhi, kreu i grupit parlamentar. Deklaratën pas mbledhjes me Grupin Parlamentar, Berisha e shfrytëzoi edhe për të njoftuar ndryshime në kabinetin qeveritar, që thotë se do të zyrtarizohen në Kongresin e Dhjetorit të Partisë Socialiste. “Po bëhen gati rigrupime të tjera, riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër, veçse konsolidimin e krimit ne këtë qeveri. Unë thashë ju, futja e Taulant Ballës, ishte dorëzimi përfundimisht i rendit tek krimi. Po tani shqyrtohet futja edhe e të tjerëve në mënyrë që krimi të saldohet”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet nga Parku Kombëtar i Prespës: Destinacioni perfekt për një fundjavë

Protesta

Lidhur me aksionin e opozitës në Parlament, ish-kryeministri dhe Bardhi deklaruan se protesta do të vijojë dhe pohuan se deputetët janë gati për çdo sakrificë. Ish-kryeministri i ka mbyllur çdo mundësi bashkëpunimi Lulzim Bashës. Në një kohë kur aleatët kërkojnë një tryezë të përbashkët opozitare, pa përjashtuar askënd, Berisha tha se “nuk shkel vijën e kuqe”, që largon Bashën dhe Enkelejd Alibeaj. Ai e konsideroi Bashën si një “dordolec” që e përdor kryeministri Edi Rama. “Unë qëndroj plotësisht te vija e kuqe. Siç e shihni ju, çdo javë dalin të dhëna të tjera tronditëse. Mos të mendojë kush se hetimi i 4 gazetarëve të BBC është i porositur nga Tirana. Jo, absolutisht. Por Lulzim Basha është përfundimisht i pakallur në rrafshin politik, e mban Edi Rama si shpifë arash. E di se çfarë është shpifa e arave? Ta tregoj unë. Kur fillon të piqet misri ose gruri, vërshojnë zogjtë dhe sorrat për t’u ushqyer. Atëherë fermerët marrin e bëjnë një dordolec, dhe e vënë që shpendët të mendojnë se është një njeri. E përdor Rama në kuptimin figurative”, tha Berisha. Mirëpo në këtë drejtim duket se nuk ka ndarë të njëjtën mendim me Bardhin, që u duk se i la një dritare hapur. “Kushdo që ndjehet në opozitë në qeverinë e Ramës t’i bashkohet frontit opozitar, cilido që s’është opozitar i qeverisë Rama mos t’i bashkohet”, duke e lënë përgjegjësinë në dorë të kryedemokratit. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk i ka kursyer mesazhet drejtuar ish-aleatit të tij, Lulzim Basha. Nëse Sali Berisha i ka mbyllur çdo derë duke e konsideruar si “vija e kuqe”, Bardhi i ka lënë një dritare hapur.   “Unë qëndroj plotësisht te vija e kuqe”, tha Berisha.  “Kushdo që ndjehet në opozitë në qeverinë e Ramës t’i bashkohet frontit opozitar, cilido që s’është opozitar i qeverisë Rama mos t’i bashkohet, pyesni Bashën nëse ndjehet në opozitë, unë s’e shikoj fare Bashën, e kam parë vetëm një herë të vraponte kur duheshin votat për çimentimin e kapjes të kapjes nga Rama të Gjykatë Kushtetues, nuk e kam kërkuar, s’e nuk kërkoj të humburit. Ka humbur rrugën e të qenit opozitar”, tha Bardhi./e.t

 

Të fundit

BRICS do të lëshojë një monedhë të vetme të ngjashme me Euron

Aleanca BRICS po kërkon të punojë për një monedhë alternative për të përballuar dollarin amerikan. Blloku po përpunon disa opsione...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë këngëtarja virale në TikTok

E njohur me emrin e saj artistik Cat Janice, këngëtarja 31-vjeçare dhe nënë e një djali 7-vjeçar, ka vdekur pas një beteje me kanc*rin. Familja...

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për procesin e zgjerimit të BE, si u ndanë votat

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), përmes së cilës kërkoi që ky proces të...

Botohet një herë në katër vite çdo datë 29 shkurt, ja cila është gazeta e veçantë

Ekziston një gazetë në botë që botohet 1 herë në 4 vite dhe ajo gjendet në Francë. Gazeta satirike “La Bougie du Sapeur” ka dalë...

Nuk ndalet debati mes dy aktoreve në BBV, Julja përplaset me Eglën: Do dalësh…

Dy aktoret, Julja Ilirjani dhe Egla Ceno, vijojnë të mos kenë një marrëdhënie të afërt në “Big Brother VIP”, madje në të shumtën e...

Lajme të tjera

Web TV