Sparkatat, faullet e frikshme, duelet e ashpra dhe kartonët nuk munguan në Argjentinë-Uruguaj, sfidë që përfundoi 0-2 për skuadrën e Marcelo Bielsas.
Tensioni nuk mungoi në mitikun Bombonera, teksa kampionët e botës regjistruan humbjen e parë në eliminatoret e Botërorit 2026.
Në lidhje me përplasjet e forta në fushë, ku protagonist ishte edhe Leo Messi, kapiteni i Argjentinës nuk i kurseu shigjetimet për futbollistët kundërshtarë.
Këto lloj ndeshjesh janë gjithmonë intensive, por respekti mes palëve nuk mungon asnjëherë. Kështu që tek Uruguaji duhet ta mësojnë një gjë të tillë”, u shpreh 8 herë fituesi i Topit të Artë.
Në një moment përplasjeje mes futbollistëve, Messi u shfaq tepër agresiv duke kapur nga fyti Mathias Oliveran, mbrojtësin e Napolit në Serie A.
https://twitter.com/ibomakelele/status/1725310955129594216?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA