Del në ankand kapelja e Napoleon Bonaparte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kapele dy shekullore e mbajtur nga Napoleon Bonaparte gjatë mbretërimit të tij në krye të Perandorisë Franceze ka dalë në ankand për vlerën fillestare prej 800 mijë Euro.

Materiali i saj është kastor dhe ka një model bikorn, me dy anë të ngritura të rrethit të saj, e cila simbolizonte karakterin historik të Napoleonit. Ekspertët e shtëpisë së ankandeve Onsena që e disponojnë, thonë se tipari i veçantë i kapeles së perandorit është se pjesët e ulëta të saj qëndronin paralel me shpatullat.

“Është imazhi që i dha vetes. Së pari, ai e ndërtoi vetë imazhin, pasi Napoleoni është njeri i komunikimit dhe kështu bleu një kapele, kishte 120 të tilla. Së dyti, bleu një kapelë mjaft të thjeshtë, me logon e rrumbullakët, imazhin e Revolucionit Francez sepse ai e konsideronte veten trashëgimtar të atij revolucioni.”

Megjithatë, kapelja e Napoleonit kishte të njejtin pamje me ato të ushtarakëve, për të krijuar idenë e usharit-perandor. Sëbashku me kapelen, në ankand do jenë edhe sende të tjera personale të tij, përfshirë një kopje të testamentit të shkruar nën diktimin e tij./kb

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV