test

Udhëtimi i fundit, fjalimi prekës i Pilotit para pasagjerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një moment emocionues kanë përjetuar pasagjerët e një fluturimi të American Airlines, kur piloti vendosi bëjë një njoftim të veçantë pak para se avioni të nisej.

Ndonëse pilotët zakonisht i bëjnë njoftimet nga kabina e avionit, në këtë rast piloti, Jeff Fell, donte të fliste me pasagjerët e tij në telefonin me të cilin bisedonin stjuardesat, pasi ishte fluturimi i tij i fundit pas 32 vitesh, ai do të dilte në pension.

E veçanta e rastit ishte se mes pasagjerëve ishte edhe familja e tij, të cilët e shoqëronin në udhëtimin e tij të fundit si pilot me American Airlines.

“Unë quhem Jeff Fell dhe jam piloti i fluturimit tuaj që do të zgjasë 2 orë e 43 minuta dhe moti në Çikago është i mirë. Normalisht nuk qëndroj para të gjithëve në ngritje, por po ju flas nga kabina dhe nëse emocionohem, ju lutem më falni.

Para se të nisemi për në Çikago, nuk dua të lë jashtë disa njerëz që janë shumë të rëndësishëm për mua dhe janë në pjesën e pasme të aeroplanit dhe kjo është familja ime që erdhi me mua në fluturimin tim të fundit para se të dal në pension”, u shpreh ai.

Kombias falenderon të gjithë dhe veçanërisht bashkëshorten e tij dhe e mbyll mesazhin e tij duke u uruar mirëseardhjen pasagjerëve të fluturimit. /O.S

 

Të fundit

Letra e famshme e Ajnshtajnit, del në ankand me shifrën marramendëse

Një letër nga Albert Einstein, në të cilën inkurajohej SHBA-ja të zhvillonte bombat e para bërthamore në botë, do...

Çmenduri/ Austria mposht Holandën dhe e mbyll grupin si kryesuese, zhgënjen sërish Franca

Grupi D duket se sjell edhe surprizat më të mëdha deri në këtë pikë të Euro 2024, teksa në një grup ku bënte pjesë...

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Serbia është e gatshme për “marrëveshje dhe kompromise” në bisedime me Kosovën, tha kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, për agjencinë AFP. Këtë deklaratë, Vuçeviq e...

Burim i shkëlqyer vitaminash për organizmin, zbuloni cilësitë e farave të shalqirit

Ngrënia e shalqinit është një proces që sfidohet nga farat e shumta të tij. Zgjedhja është e qartë. Ose duhet t’i pështysh ose t’i...

Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 12 korrik?

Nga Ylli Pata Përse Sali Berisha zgjodhi ditën e samitit të NATO-s si datë për protestën e tij kombëtare? Kryesia e partisë së Sali Berishës, tashmë...

Lajme të tjera

Web TV