Projekt buxheti 2024/ Zëdhënësja e PD-së: Rithemelimi bën shou të turpshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita e udhëhequr nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë paralajmëruar bllokimin e seancës maratonë për buxhetin. Por zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina e konsideroi si shou të turpshëm sjelljen e opozitës.

‘PD është në rrugëtimin e saj, deputetët e PD-së kanë dorëzuar zyrtarisht amendimet për buxhetin 2024. Ndërsa grupet e tjera duhet të ndihen të turpëruar para elektoratit. Po bëjnë shou të trishtueshëm, pasi shohim një grup deputetësh. Ata nuk janë të qartë se çfarë duan. Ajo që po ndodh tani është dëmi që kalon një buxhet pa u ndjerë fare, që nuk është fare në interes të vendit.’- tha Karabina.

Karabina tha se po bëhet një tymnajë për interesa personale, duke ju referuar Sali Berishës, dhe jo për interes të shqiptarëve.

‘Bën sikur pengon dhe merr pjesë në aktet online, është një tymnajë që bëhet jo në interes të shqiptarëve. Kemi një buxhet që po talon pa u ndjerë fare. PD po mbahet larg që mos të jetë ajo alternativë. Mbahet me qëllim nga estabilishmenti politik. Jemi në një tension politik i krijuar dhe qytetarët duan zgjidhje. Jemi në momentin që kalon buxheti për 2024 dhe nuk ka asnjë justifikim që opozita të sillet në këtë mënyrë. Në këto momente nuk mund të përdorësh një formacion që s’kanë interes për qytetarët shqiptarë. Berisha është në një moment të vështirë pasi është në hetim nga SPAK.  Nuk mund të përdoren njerëzit për interesat të ngushta personale.’- tha Karabina./e.t

Të fundit

Ndeshje e luftuar në “San Mames”, mbyllet në barazim pa gola sfida Bilbao-Barcelona

Barazim pa gola në takimin Athletic Bilbao-Barcelona. Sfida e luajur në “San Mames” prodhoi dëmtime dhe fare pak raste...

VIDEO/ Napoli mposht Juventusin dhe merr fitoren e dytë radhazi në Serie A

Fitore dramatike e Napolit përballë Juventusit. Kampionët në fuqi të Italisë triumfuan 2-1 në “Diego Maradona”. Kvicha Kvaratskhelia dhe Giacomo Raspadori shënuan golat e...

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit. Xhenxhefili është...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

Lajme të tjera

Web TV