Shtrenjtohet “buka” e të varfërve! Fasulet kapin çmimin rekord në treg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumatorët shqiptarë po paguajnë 2 herë më shumë për fasulen apo siç quhet ndryshe buka e të varfërve.

Në Korçë këtë vit fermerët prodhuan më pak fasule çka është shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të çmimit të shitjes. Në treg një kilogram fasule kushton nga 450 – 600 lekë, vlerë që nuk ishte arritur asnjëherë më parë dhe kjo sipas fermerëve ka ndodhur për shkak se ata nuk morën as gjysmën e prodhimit që kishin parashikuar si pasojë e motit të paqëndrueshëm në fillim të verës i cili i dëmtoi bimët në fazën e çeljes dhe më pas të nxehtit ekstrem dhe thatësirës.

Fasulja është një ndër ushqimet që shqiptarët nuk e ndajnë nga tryeza e tyre por çmimi për ta është shqetësues ndaj thonë se do të konsumojnë më pak

Rajoni i Korçës llogarit çdo vit 2443 ha të mbjellë me fasule dhe rreth 2700 ton në vit prodhim, por në treg prodhimi vendas po konkurrohet nga ai i importit. Konsumatorët po e zëvendësojnë fasulen vendase me atë që vjen nga Egjipti dhe kushton 200 lekë për kilogram ose atë turke që shitet me 300 lekë për kilogram./e.t

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV