1979/ Arabi Saudite, qindra njerëz vriten gjatë pushtimit të Xhamisë së Madhe në Mekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarisht u fol për 255 besimtarë, terroristë dhe ushtarë të vrarë dhe 560 të tjerë plagosur, edhe pse diplomatët e juaj pretenduan se ky numër ishte shumë më i lartë. Vetëm në rradhët e ushtrisë pati 127 të vdekur dhe 451 të plagosur.

 

Pushtimi i Xhamisë së Madhe, nisi në orët e para të mëngjesit të 20 nëntorit 1979, nga një grup kryengritësit ekstremiste që bënin thirrje për përmbysjen e Shtëpisë Mbretërore Saudite.

Rebelimi u udhëhoq nga Juhayman al-Otaybi, një anëtar i një familje me ndikim në Najd. Ai e shpalli dhëndrin e tij Mohamed Abdullah el-Qahtani si Mahdi ose Shëlbues, i cili sipas Kur’anit mbërrin në tokë disa vjet përpara Ditës së Gjykimit.

Pasuesit e tij i bënin jehonë faktit, që emri i Al-Qahtanit dhe emri i babait të tij, ishin identikë me emrin e Profetit Muhammed dhe atë të babait të tij. Për të justifikuar besimin e tyre, data e sulmit 20 nëntor1979, ishte dita e parë e vitit 1400 sipas kalendarit islamik; dhe kjo lidhet me traditën e muxhahidint, një personi që shfaqet në fillimin e çdo shekulli të ri të kalendarit islamik për të ringjallur Islamin, duke e pastruar atë nga elementë të huaj dhe duke e rivendosur atë në pastërtinë e tij të pacënuar.

Al-Otajbi deklaroi se “dinastia Al-Saud në pushtet, e kishte humbur legjitimitetin e saj, sepse ajo ishte e korruptuar, e shëmtuar dhe e kishte shkatërruar kulturën saudite, përmes një politike agresive të perëndimorizimit”, duke kërkuar rrëzimin e saj. Qëllimi i deklaruar i Al-Otajbi dhe Qahtani-t ishte të themelonin një teokraci në përgatitje për apokalipsin e afërt.

Mëngjesin e 20 nëntorit, imami i Xhamisë së Madhe Sheikh Mohammed al-Subayil ishte duke u përgatitur për të udhëhequr lutjet për 50.000 besimtarët që ishin mbledhur për namaz. Rreth orës 5:00, ai u ndërpre nga kryengritësit që nxorrën armët e fshehura nën rrobat e tyre, mbyllën me forcë dyert e xhamisë dhe vranë 2 policë të armatosur me shkopinj druri për të disiplinuar pelegrinët.

Lexo edhe :  Moti i keq bën 'kërdinë', vërshimet e shirave masiv i marrin jetën gati 100 personave

Numri i kryengritësve u raportua të ishte 400-500 vetë, duke përfshirë edhe disa gra. Një besimtar arriti të njoftonte policinë për atë çka ishte duke ndodhur, përpara se kryengritësit të prisnin linjat telefonike. Ata liruan shumicën e pengjeve, rreth 6 mijë besimtarë i kyçën në sallën kryesore të xhamisë, ndërsa vetë morën pozicione mbrojtëse në pjesën e sipërme të xhamisë, dukë përdorur snajperat.

Pak minuta më vonë, rreth 100 oficerë të sigurisë të Ministrisë së Brendshme u përpoqën të rimarrin xhaminë, por u zbrapsën duke pësuar humbje të rënda. Ndërkohë, me kërkesën e vetë mbretit saudit, u thirrën në ndihmë forcat speciale të ushtrisë pakistanze, dhe komandot franceze GIGN.

Kryengritësit i transmetuan kërkesat e tyre nga altoparlantët e xhamisë nëpër rrugët e Mekës, duke bërë thirrje për ndërprerjen e eksporteve të naftës drejt Shteteve të Bashkuara, dhe dëbimin e të gjithë ekspertëve të huaj civilë dhe ushtarakë nga Gadishulli Arabik. Pas dy javësh operacionesh të vazhdueshme, u arrit mposhtja e rebelimit, por kjo me kosto të madhe njerëzore. Zyrtarisht u fol për 255 besimtarë, terroristë dhe ushtarë të vrarë dhe 560 të tjerë plagosur, edhe pse diplomatët e juaj pretenduan se ky numër ishte shumë më i lartë. Vetëm në rradhët e ushtrisë pati 127 të vdekur dhe 451 të plagosur.

Al-Qahtani mbeti i vrarë gjat sulmit, ndërsa dhe 68 rebelë të tjerë që i mbijetuan sulmit, u kapën dhe më vonë u ekzekutuan me prerjen e kokës. Mbreti i Arabisë Saudite, Khaled, nuk reagoi ndaj trazirave duke goditur fetarët puritanë në përgjithësi, por duke i dhënë konservatorëve më shumë pushtet gjatë dekadës që pasoi. Ndërkohë, në vitet 1990 dhe 2000, qeveria saudite ndërmorri reforma të vazhdueshme drejt një shoqërie më tolerante./kb

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV