Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në këto momente në Parlament, ku do të mbahet seanca plenare për buxhetin 2024.
Berisha duhet të paraqitej në orën 10:00 në SPAK, paraqitet sipas urdhëresës të detyrimit të paraqitjes.
Por ashtu si herën e kaluar ka refuzuar të shkojë. I pyetur nga gazetarët për urdhëresën e paraqitjes, ai hodhi akuza ndaj prokurorit të SPAK, Arben Kraja.
“Sot jam paraqitur në Parlament nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama. Ai është marrë nga mercenarët e inkriminuar, siç është Arben Kraja, që e nxjerr jashtë si i inkriminuar”, u shpreh Berisha ndër të tjera./ S.M