Kurti: Serbia kërcënim për ballkanin, ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se Serbia ka ngritur ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën,

Gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me përfaqësuesin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, Kurti ka theksuar se në lidhje me procesin e dialogut, Kosova ka qenë e vazhdon të jetë palë konstruktive dhe e angazhuar për çuarjen përpara të këtij procesi.

“Kryeministrin Kurti shprehu falënderimin e tij ndaj mbështetjes së vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës që para çlirimit e deri më sot, ndërkohë që e njoftoi me rezultatet e deritanishme të qeverisjes dhe progresin e shënuar në rrafshin demokratik dhe ekonomik të vendit. Në lidhje me procesin e dialogut, Kurti veçoi faktin se Kosova ka qenë e vazhdon të jetë palë konstruktive dhe e angazhuar për hapa të rëndësishëm tutje në këtë proces, dhe e njoftoi atë me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në takimin e 26 tetorit në Bruksel me liderët evropianë. Ai ritheksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve, sepse me nënshkrim normalizimi i marrëdhënieve fiton qëndrueshmëri dhe zbatimi fiton garanci. Kurse, për sa i përket situatës së sigurisë, bëhet e ditur se, kryeministri rikujtoi kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën. Ajo ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, dhe së fundmi ka dislokuar sisteme kundër-ajrore në afërsi të kufirit, tha kryeministri, teksa shtoi se mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor.’- , thuhet në njoftimin zyrtar nga zyra e kryeministrit të Kosovës. /O.S

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV