Arrestimi i Breçanit/ Softa: Akuzat janë të rënda, në përgjime edhe 56 punonjës policie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka zbardhur akuzat për 11 personat, të cilët dyshohet se vepronin si grup i strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Për 10 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” përfshirë dhe Ervin Mata,  ndërsa për Jonida Babameta, oficere e drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, është masa e sigurimit personal.

Ky zhvillimi ka ardhur pas zbërthimit të “Sky” me ndihmën e agjencive të huaja.

Fatjon Softa, ish-drejtues policie në një lidhje “Skype” me ABC News, tha se akuzat për këta persona janë shumë të rënda, pasi flitet për grup të strukturuar kriminal, por megjithatë ai shtoi se janë thjesht akuza dhe ato duhet të bazohen në prova para gjykatës.

Ai theksoi se ky hetim ka nisur në vitin 2013 në bashkëpunim me agjencitë e huaja, të cilat merren me zbatimin e ligjit dhe goditjen e rasteve të rënda.

“Ky grup ka 11 fletë arreste, nga të cilët katër janë ekzekutuar. Hetimet kanë nisur në prill të vitit 2013 dhe që nga kjo kohë janë bërë disa bashkëpunime me agjenci ndërkombëtare, si Europol dhe agjenci të tjera dhe akuzat e ngritura ndaj këtij grupi janë shumë të rënda, sepse flitet dhe për grup të strukturuar kriminal”, tha ai.

Ai shtoi se nga përgjimet e administruara kanë dalë 56 policë, të cilët mund të arrestohen.

“Analiza ime është që për aq koha sa kemi masa sigurie, që janë me arrest me burg, presim të kemi dhe arrestime të tjera. Mendohet se mund të ketë edhe 56 punonjës policie, të cilët kanë dalë në përgjime dhe mund të kemi arrestime. Nga eksperienca e deritanishme, në përgjithësi të gjitha këto kanë qenë me informacione dhe me fakte. Jemi në fazën e akuzave”, tha ai.

Lexo edhe :  Beqaj shtrohet në spital, mediat: Ndodhet në QSUT prej disa ditësh

Sipas SPAK, gjatë ekzekutimit të vendimeve, është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar shuma monetare, automjete, telefona dhe armë zjarri./e.t

Të fundit

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV