Burgu famëkeq transformohet në hotel luksi, të ftuarit rehatohen në ‘qelitë e izolimit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burg i braktisur po kthehet në një hotel luksi ku të ftuarit qëndrojnë në ato që dikur ishin qelitë e izolimit të të burgosurve.

Ish-burgu i të rinjve Nara në Japoni kishte mbetur i papërdorur prej marsit 2017 por së shpejti pritet të kthehet në resortin Hoshino.
I vendosur në qytetin Nara në ishullin Honshu, burgu 115-vjeçar do të rihapet kësaj radhe si hotel me 48 dhoma në vitin 2026.

Kompleksi i ri do të ketë një restorant e madje dhe një muzeum ku do të tregohet historia e ish-burgut.
Drejtoresha e grupit Hoshino Resorts, Asako Sato tha për rrjetin news.com.au se ndërtesa do të ruajë paraqitjen e saj pasi zotëron një status mbrojtjeje.

I hapur fillimisht në vitin 1908, burgu Nara u krijua nga qeveria Meiji sipas standardeve ndërkombëtare të burgjeve.
Kjo kishte të bënte me modernizimin e rikonstruksionin e ambjenteve të burgimit në stil perëndimor.
Por gjashtë vjet më parë ai u mbyll prej vjetërsisë e degradimit.

Imazhe nga burgu i famshëm janë shfaqur në filmin e Hollywood ku ka luajtur këngëtari amerikan Johnny Cash./E.Ç

Të fundit

Aksidenti me gjashtë të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd, zbardhen detajet e para

Është prangosur nga policia shoferi 67-vjeçar, i cili përplasi dje  automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues...

S’është Amerika dhe as Anglia/ Në këto 5 vende mund të pasuroheni!

Doni të provoni fatin jashtë vendit, po mendoni të jepni dorëheqjen, të paketoni gjërat dhe të largoheni. Por ku të shkoni? Kjo është çështja. Një hulumtim...

Nga e ka prejardhjen emri i Tiranës?

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë. Njëra hipotezë është që emri Tiranë vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta...

Viti 2024 është për ju! Këto janë shenjat e horoskopit më me fat për vitin që vjen

Energjia që do të rrezatoni nga jashtë në vitin 2024 do të jetë aq intensive dhe e ndritshme sa të gjithë do ta vënë...

Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

Nga Spartak Ngjela I. Kur e vjetra kërkon të kthehet në pushtet, shoqërisht kjo është një komedi. Sot në Shqipëri janë dy vjetërsira politike: Enver Hoxha dhe...

Lajme të tjera

Web TV