Gjërat që duhet të bëni për të zvogëluar simptomat e menopauzës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me siguri që keni dëgjuar të flitet kaq shumë për këtë fazë në jetën e shumë grave: do të vuani nga afshet, do keni rënie flokësh, nuk do e bëni kurrë gjumin e plotë natën etj.
Sipas ekspertëve, shtimi i zakoneve të thjeshta në rutinën e përditshme mund t’ju ndihmojë në menaxhimin e simptomave të menopauzës.

#1 Shtatë minuta stërvitje nëse keni dhimbje kockash dhe kyçesh

Ushtrimet janë thelbësore gjatë menopauzës, sepse kur vezoret ndalojnë së prodhuari estrogjen, kjo jo vetëm që çon në simptoma të tilla si afshet, shqetësime me gjumin dhe marrje mendsh, por rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës dhe artrit.

#2 Zëvendësoni qumështin e lopës me atë të sojës

Produktet e sojës përmbajnë fitoestrogjene, të cilat janë përbërës bimorë që imitojnë efektet e estrogjenit në trup dhe kësisoj zbusin simptomat e menopauzës si afshet dhe thatësinë vaginale.

#3 Për të menaxhuar ankthin, bëni një shëtitje 10 minuta

Studimet kanë zbuluar se më shumë se gjysma e grave në menopauzë thonë se vuajnë nga ankthi. Një nga mënyrat më të lehta për të ndihmuar në uljen e gjendjeve me humor të keq është të kaluarit e të paktën 10 minutave larg shtëpisë, duke bërë një ecje për të qenë në kontakt me natyrën apo me njerëzit.

#4 Konsumoni sa më shumë proteina

Një dietë e pasur me proteina është sekreti për të menaxhuar peshën gjatë menopauzës. Mishi pa dhjamë, peshku, mishi i pulës, viçi dhe salmoni kanë proteina me cilësi të lartë që ndihmojnë në një dietë ushqimore të shëndetshme dhe ruajtjen e një peshe trupore normale.

#5 Bëni pushim nga rrjetet sociale për të qartësuar idetë në kokë ose “mjegullën” e trurit

Lexo edhe :  FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Shumë studime kanë vërtetuar se koha e tepërt para ekranit mund të ndërhyjë në gjithçka, nga cilësia e gjumit te kreativiteti. Mbingarkesa me rrjetet sociale mund të ketë efekt negativ në tru. Jepini pak kohë edhe këtij organi të rëndësishëm që të pushojë dhe “të rindizet” sërish./E.Ç

Të fundit

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Lajme të tjera

Web TV