Operacioni SPAK/ Detajet: Breçani nuk akuzohet për trafik droge por për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni u zhvillua pas 7 muajsh hetimesh nga Prokuroria e Posaçme, që zbuluan grupin kriminal.

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga SPAK.

Hoxha deklaroi se operacioni u zhvillua pas 7 muajsh hetimesh nga Prokuroria e Posaçme, që zbuluan grupin kriminal të përbërë nga 11 perosna, që trafikonin kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Evropës. Hoxha dhe se ish-drejtori i policisë Ervin Breçani dhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni janë arrestuar teksa ishin së bashku dhe prisnin të shihnin ndeshjen e Kombëtares së futbollit.

Gazetarja tregoi po ashtu edhe rolin që gjithësecili kishte në këtë grup kriminal.

“Mbrëmjen e djeshme me vendim të Gjyqtares së Posaçme anti Korrupsionin dhe kundër Krimit të Organizuar, zonjës Elsa Ulliri dhe me kërkesë të prokurorit të SPAK Vladimir Marra, policia dhe agjentët e BKH-së, pasi morën e emrat e personave që ishin në kërkim nisën të ekzekutonin masat e sigurisë të vendosura nga këta persona. Erzen Breçani ishte së bashku me shefin e Krimeve të Komisariatit të Kombinatit dhe prisnin të ndiqnin ndeshjen e Kombëtares. Pikërisht janë arrestuar në këtë moment dhe në të njëjtin moment kanë kryer kontrolle në Kukës, Rashbull dhe në Selenicë.

SPAK pas hetimeve prej 7 muajsh, është i bindur se ka çmontuar një grup kriminal të përbërë nga 11 persona që fokusin e tyre kishin trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke nisur nga Ekuadori, Kolumbia, vend origjine dhe destinacion, Belgjikën, Holandën, ose dhe Gjermaninë. Në platformën SKY janë konstatuar biseda të këtyre personave, mes tyre dhe djali i ish-drejtorit të policisë, Breçani, i cili konsiderohet me rol të rëndësishëm në transportin e kokainës. Të tjerët kanë qenë të angazhuar edhe me vrasje, për prishjen e pazareve të drogës por edhe për hasmëritë si ajo e Ervin Matës dhe Ervis Martinajt.

Lexo edhe :  Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje?/ Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë

Breçani akuzohet se ka pastruar para të trafikut të drogës, sipas hetimeve të SPAK. Breçani nuk akuzohet për trafik dorge. Për djalin e tij, rëndon akuza edhe për trafikun e parave si dhe sigurimi i rrethanave për kryerjen e vrasjeve. Në njoftimi ne SPAK, theksohet nga ana tjetër se u arrit të provohet përfshirja e nëpunësove dhe punonjësve të policisë. Kjo është pjesa më e rëndësishme. Megjithatë, deri më sot këtu ka vetëm dy oficerë të policisë. Njëra prej tyre Bababmeto, e cila dyshoeht se ka dhënë një informacion në kohën kur ishte punonjëse e Interpolit. Oficeri tjetër, shefi i Krimeve të Kombinatit ka informuar me informacione anëtarët e grupit kriminal. Ka ende shumë biseda të paverifikuara dhe do të zbulojnë emra të tjerë të policisë së shtetit, që kanë lidhje me krimin.”– tha Hoxha./e.t

Të fundit

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV