Sëmundja misterioze që po përhapet te qentë/ SHBA e shqetësuar, çfarë po e shkakton atë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sëmundje infektive e frymëmarrjes te qentë, është përhapur nga New Hampshire deri në Oregon të SHBA-së dhe studiuesit po përpiqen të kuptojnë se çfarë po e shkakton atë. Departamenti i Bujqësisë në Oregon, e përshkroi atë si sëmundje respiratore infektive atipike e qenit.

Simptomat përfshijnë kollën, teshtitjen, “rrjedhjen” nga sytë ose hunda dhe përgjumje.  Mediat e huaja, shkruajnë se janë raportuar më shumë se 200 raste me simptoma të tilla te qentë në Oregon. Rastet e tjera janë raportuar në Colorado, Illinois dhe New Hampshire.

Nga erdhi sëmundja?

Dr. David B. Needle, patolog në Laboratorin Diagnostik Veterinar në New Hampshire dhe profesor i asociuar klinik, tha se është pjesë e një ekipi që po përpiqet të identifikojë sëmundjen duke mbledhur mostra nga klinikat veterinare lokale. Ai shtoi se studiuesit kanë marrë mostra nga Oregon dhe presin të marrin mostra për testim edhe nga shtetet tjera.

Çfarë sugjerohet të bëjnë pronarët e qenve?

Ndërsa lajmet mund të jenë shqetësuese, fillimisht preferohet kujdes. Shoqata Mjekësore Veterinare në Oregon ka dalë me disa këshilla për pronarët e qenve. Kjo për faktin se ata duhet të ndihmojnë në mbajtjen e kafshëve të tyre të shëndetshme dhe duhen siguruar që ato të jenë të vaksinuara.

Nga ana tjetër, këshillat përfshijnë reduktimin e kontaktit me qentë e panjohur, reduktimin e kontaktit me qentë e sëmurë, dhe kontaktin e vazhdueshëm me veterinerët për këshilla dhe shqetësime. /O.S

Të fundit

Pse ushqimet kanë shije tjetër në avion?

Fluturimi ndryshon perceptimin tonë për shijet e ushqimit për shkak të faktorëve të ndryshëm: 1. Temperaturat e ftohta në aeroplanë...

Ku punësohen më shumë të rinjtë?

Ndërsa bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, duket se zyrat e punës po luajnë rol të rëndësishëm...

U ndalua nga policia në vendin fqinj/Habit gazetari: Emri im figuronte në ‘listën e zezë’

Analisti Mentor Kikia, në një studio televizive ka vënë theksin në faktin që nga institucionet e shtetit grek janë konsumuar aktet më brutale në...

Njihuni me opsionin më të ri të WhatsApp

WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore. Në planin e masave të privatësisë, platforma po shton “View once” për mesazhet zanore ose ndryshe, ...

PISA, CHECK-UP i Arsimit Parauniversitar/ 25 arsye pse jemi të renditur në fund

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve PISA, është vërtetë një check up, që mat njohuritë në disa fusha të edukimit, identifikon problematikat dhe shtetet...

Lajme të tjera

Web TV