Ylli Manjani revoltohet me këngën e Adem Jasharit në stadium/ Ajo është e tmerrshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mora fjalë”, e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza, është kthyer në një “himn” gjatë ndeshjeve të kombëtares. Të pranishmit në stadium e kanë bërë traditë këndimin e këngës kushtuar heroit Adem Jashari.

“Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?” u shpreh Manjani në një intervistë me GogoCast.

“Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim.

Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë]”, tha ai.

Referuar komenteve, disa bien dakord me qëndrimin e Manjanit, ndërsa të tjerë e kundërshtojnë.

“Më në fund e tha dikush,” shkruan një person. “Shumë mirë e ke. Futbolli s’ka lidhje me luftën,” komenton një tjetër. “Të drejtë ke; është bërë himn futbolli dhe nuk e kuptoj arsyen,” shkruan një i radhës.

Nga ana tjetër, ka edhe shumë të tjerë që kritikojnë deklaratën e tij. “Është një këngë patriotike që motivon çdo shqiptar,” thekson dikush. “Ne, si popull, e ndiejmë në gen ndarjen, shtypjen, pushtimin shumëshekullor dhe jemi në kërkim të bashkimit, me të gjitha mënyrat, figurat e heronjtë,” shton një tjetër person.

“Është thjesht një këngë që nxit dashurinë për kombin dhe na mbledh të gjithë bashkë,” lexohet në një tjetër koment./E.T

Të fundit

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i cili kishte ardhur në Shqipëri...

F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Red Bull Racing ka shkarkuar drejtuesin e skuadrës Christian Horner pas dy dekadash në krye. Ekipi i Formula 1 njoftoi të mërkurën se kishte shkarkuar...

Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: “Nëse futesh në Ukrainë…”

Donald Trump kërcënoi drejtpërdrejt Vladimir Putin se Amerika do të bombardonte rëndë Rusinë. Kështu rezulton në një audio të publikuar ekskluzivisht nga CNN, të...

Lajme të tjera

Web TV