Në fshatin Balldre të Elbasanit, banorët çdo ditë jetojnë me ndotjen.
Dhjetëra kompani të mëdha industriale ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik, shumica prej të cilave pa respektuar normat mjedisore. Së fundmi banorët kanë kërkuar hetim nga ana e prokurorisë për ndotjen e shkaktuar në këtë zonë.
Të ardhur nga zona të ndryshme, banorët u vendosën pranë ish metalurgjisë rreth 25-30 vite më parë me shpresën e industria e rëndë nuk do të punonte më ose do të respektonte ligjet dhe normat mjedisore.
Megjithatë situata këtu vazhdon të jetë shqetësuese dhe asnjë masë nuk është marrë për ato kompani të cilat në kontrolle vetëmonitorimi përherë rezultojnë të pastra./O.S