Flet avokati i Shakirës: Do t’i kishte kushtuar më pak nëse do dashurohej me Sergio Ramos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telashet e këngëtares kolumbiane Shakira me drejtësinë spanjolle kanë marrë fund. Ajo ka pranuar fajin ara gjykatës për evazion fiskal dhe do të paguajë një gjobë të kripur pas dënimit që iu dha.

Avokatët arritën një pakt me Zyrën e Tatimeve për evazionin fiskal të 14,5 milionë eurove në vitet kur ajo kishte jetuar në Spanjë pa paguar taksa, kur ishte ende partnerja e Pique. Palët ranë dakord që dënimi me burg për tre vite i saj të mos vihej në zbatim për shkak se nuk kishte precedentë penale dhe ajo do të paguante një gjobë prej 7,3 milionë eurosh përtej shumës së prapambetur.

Një ditë pas vendimit që u bë publik në një gjykatë në Barcelonë, avokati i saj, Pau Molins, lëshoi disa deklarata në “RAC 1” ku shpjegoi se gjithçka ishte shkaktuar nga ligjet e ndryshme që aplikohen në pjesë të ndryshme të Spanjës, Ai bëri të qartë se tre shkelje që i njiheshin Shakirës në Barcelonë, nuk njiheshin në tre komuna të tjera spanjolle. “Nëse je rezident në Katalonjë mund të shkosh në burg për një shkelje që nuk ekziston në Madrid, pasi për të njëjtën sjellje nuk ka taksim mbi të ardhurat”, tha ai.

“Dashuria e Shakirës i kushtoi asaj deri në 120 milionë euro”, tha avokati duke shpjeguar se këngëtarja kolumbiane kishte kaluar në plan të dytë karrierën për të jetuar përkrah Pique dhe fëmijëve që kishin bashkë. “Nëse do të ishte dashuruar me Sergio Ramos do i kishte kushtuar më pak”, tha avokati./E.Ç

Të fundit

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për procesin e zgjerimit të BE, si u ndanë votat

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), përmes së cilës...

Botohet një herë në katër vite çdo datë 29 shkurt, ja cila është gazeta e veçantë

Ekziston një gazetë në botë që botohet 1 herë në 4 vite dhe ajo gjendet në Francë. Gazeta satirike “La Bougie du Sapeur” ka dalë...

Nuk ndalet debati mes dy aktoreve në BBV, Julja përplaset me Eglën: Do dalësh…

Dy aktoret, Julja Ilirjani dhe Egla Ceno, vijojnë të mos kenë një marrëdhënie të afërt në “Big Brother VIP”, madje në të shumtën e...

Samiti/ Ekspertja e ekonomisë: BE përpjekje për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në BE

Në një intervistë televizive, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj u shpreh se ka përpjekje të shtuar për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në union. Ajo shti...

A do të vizitoni Kosovën? Ja përgjigja epike e kryeministrit shqiptar të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se nuk ka marrë ftesë ende për ta vizituar Kosovën. I pyetur nga gazetarët pse nuk e...

Lajme të tjera

Web TV